LAJMI I FUNDIT:

Eko aksion në ‘Qendër’: Sill pajisje të vjetër dhe merr kupon për një të ri

Eko aksion në ‘Qendër’: Sill pajisje të vjetër dhe merr kupon për një të ri

Komuna ‘Qendër’ në muajin tetor do të zbatojë “Eko aksion” për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshme për jetesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vazhdon projekti për mbledhjen e pajisjeve elektrike dhe elektronike, përmes sistemit efikas dhe ekonomikish të qëndrueshëm për mbledhjen, klasifikimin, riciklimin, trajtimin dhe deponimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike të mbetjeve nga e gjithë komuna.

Çdo qytetar që do të sjellë pajisje të vjetër shtëpiake, do të merr një kupon me një vlerë të caktuar për të blerë një pajisje të re nga TehnoMarket ose @Home, si partnerë të projektit.


Me këtë projekt, Komuna ka krijuar një sistem të organizuar për mbledhjen e pajisjeve elektrike dhe elektronike të mbeturinave, e cila do të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme në bashkësitë urbane dhe ku do kontribuojë në reduktimin e mbetjeve të rrezikshme në rrugë, deponitë ilegale dhe kontenierë, ngritjen e vetëdijes publike të mbeturinave të rrezikshme dhe nevojën e grumbullimit të organizuar dhe reciklimin, me qëllim për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Janë planifikuar 4 aksione në komunitetet urbane, ku do kryhet çdo të shtunë përgjatë muajit tetor. Aksioni i parë do të zhvillohet të shtunën, 1 tetor, nga 10:00 deri ora 13:00 në hapësirat e ‘Mirçe Macan’, e cila do të përfshijë bashkësitë urbane: Rade Jovçevski – Korçagin, Sllave Georgievski – Schneider dhe Krnjevo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori