“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” - Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit

Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros. Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim”.

“Debutimi me Kosovën ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe që nuk do ta harroj kurrë. I kam bërë krenar familjen dhe shokët”, tha Asllani. Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































