LAJMI I FUNDIT:

​Ekipi britanik stërvitë ushtarakët e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive

​Ekipi britanik stërvitë ushtarakët e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive

Një ekip britanik, ndër më të mirët në botë po stërvitë ushtarakët tanë për kërkim – shpëtim dhe reagim ndaj fatkeqësive.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ekipi nga Kërkimi dhe Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) realizoi trajnime në mot të ftohtë dhe reagim ndaj fatkeqësive së bashku me stafin e Qendrës Trajnuese Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin (SARTC – QNTKSH).


“Ata simuluan shumë skenarë të reagimit ndaj fatkeqësive. Këto përfshinin përdorimin e objekteve stërvitore në SARTC – QNTKSH për të kryer kërkime në rrënoja pas një tërmeti, trajtimin e viktimave dhe evakuimin pas një përplasjeje të madhe të trafikut rrugor dhe në terren”.

“Gjithashtu edhe në skenar për reagimin ndaj rrëshqitjes së dheut, kërkimeve në mal, evakuimin e viktimave, si dhe mbijetesën në mot të ftohtë. UKISAR është ekipi kryesor ndërkombëtar i reagimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe i autorizuar nga Kërkimi dhe Shpëtimi i Kombeve të Bashkuara si ndër më të mirët në botë. Udhëheqësit e ekipit britanik e vlerësuan Qendrën tonë në Pomozatin si qendër trajnimi e klasit botëror. Faleminderit shumë Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipit të saj. Vazhdojmë me punë dhe suksese të reja”, ka shkruarMehaj/Telegrafi/

&