Intervistë ekskluzive me sopranon e njohur që jeton dhe vepron në Suedi, znj. Egzona Krasniqi Gërvalla
Intervistoi: PhD.Dashnim Hebibi
“Nëse shteti investon më shumë në art, kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Do të krijoheshin më shumë vende pune për artistët, më shumë festivale, shfaqje dhe aktivitete kulturore që do ta bënin jetën më të pasur dhe më të larmishme. Gjithashtu, mbështetja për projekte artistike inovative do të nxiste frymëzimin te brezat e rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre artistike dhe për ta parë artin si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në botë“, na tha, ndër të tjera, znj. Gërvalla.
Fillimisht ju falënderoj për kohën që po ndani për këtë intervistë. E nderuar, ju kemi parë se keni dalur me një projekt të ri, me një këngë. Na njoftoni më shumë rreth tij, ju lutem!
Faleminderit që po më jepni këtë hapësirë për të folur rreth artit dhe pasionit tim! Është kënaqësi të kem mundësinë të ndaj vizionin dhe frymëzimin tim artistik me ju.
Projekti im i fundit, kënga “Terra Thërret”, është një udhëtim muzikor që lidhet thellë me shpirtin e natyrës dhe fuqinë e saj të pavdekshme. Teksti i këngës mishëron dashurinë për tokën, duke na kujtuar bukurinë dhe paqen që natyra na dhuron çdo ditë. Kjo këngë është më shumë se një krijim muzikor, është një thirrje për të kujtuar rrënjët tona dhe për të vlerësuar atë që kemi rreth nesh. Për mua, “Terra Thërret” është një ftesë për reflektim dhe për veprim, për të ruajtur këtë pasuri të çmuar që është natyra jonë. Për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocionin e kësaj kënge, ajo është e disponueshme në YouTube: Terra Thërret. Shpresoj që kjo këngë të prekë zemrat e dëgjuesve, ashtu siç më ka prekur mua gjatë interpretimit të saj.
Sa është e vështirë të krijosh diçka të mirë, kur dihet se në çfarë kohe po jetojmë, duke u rrethuar nga materialja, më shumë sesa nga vlera?
Është një sfidë e vërtetë, sepse shpesh vlerat artistike nuk janë prioritet në një shoqëri të dominuar nga materializmi. Por, për mua, arti ka një mision më të lartë – të frymëzojë dhe të mbajë gjallë shpirtin njerëzor. Kjo është arsyeja pse punoj me kaq përkushtim, duke e ditur që një vepër autentike ka fuqinë të tejkalojë kufijtë e kohës dhe trendet e përkohshme.
Jetoni mes Kosovës dhe Suedisë. Ku po e gjeni veten më mirë?
Prej më shumë se tri vitesh jam rikthyer në Suedi. Angazhimi im profesional këtu është shumë i madh, ndaj në Kosovë po vij më rrallë këto vitet e fundit, kryesisht për vizita të shkurta familjare, kur mund ta kombinoj me detyrimet e mia.
Jam e lumtur në Suedi, një vend që më ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për punë e profesion dhe një jetë të qetë e të mirë. Më pëlqen kultura suedeze, përkushtimi i tyre ndaj punës, qetësia dhe ngrohtësia që tregojnë. Suedezët janë njerëz të matur, të respektueshëm dhe shumë dashamirës. Ndjehem e vlerësuar dhe e respektuar këtu. Çdo ditë më impresionojnë për edukatën, maturinë dhe pozitivitetin që i karakterizon. Ende nuk kam hasur në ndonjë ambient ku të reflektohet negativitet. Përkundrazi, të rrethojnë vetëm me energji pozitive, e cila pasqyrohet në mirëqenien e përditshme dhe cilësinë e punës. Janë gjithmonë të gatshëm të të mbështesin, të të udhëheqin drejt mundësive të reja dhe të të inkurajojnë për t’u zhvilluar e përparuar.
Kjo atmosferë të motivon të ecësh përpara dhe të bëhesh njeri më i mirë çdo ditë. Megjithatë, Kosova mbetet gjithmonë një pjesë e pandashme e identitetit tim. Edhe pse nuk po kam mundësi ta vizitoj shpesh kohët e fundit, çdo kthim në Kosovë më ngroh zemrën dhe më mbushë me emocione të veçanta. Suedia më ka dhënë stabilitetin dhe hapësirën për të ndërtuar të ardhmen time, por Kosova mbetet burimi im i pasur shpirtëror.
Pajtoheni se artistët e merituar e kanë të vështirë të mbijetojnë nga arti?
Po, sigurisht që pajtohem. Të mbijetosh vetëm nga arti, sidomos duke ruajtur standardet e larta të cilësisë dhe autenticitetit, është një sfidë e jashtëzakonshme. Artistët e merituar, shpesh, ndodhen përballë një tregu, ku dominon komercializmi dhe publiku shpesh tërhiqet më shumë nga prurjet e lehta e të cekëta, sesa nga krijimet që kërkojnë përkushtim dhe reflektim. Në një shoqëri ku komercializmi shpesh ka përparësi ndaj cilësisë, artistët e vërtetë janë të detyruar të luftojnë për hapësirën që meritojnë. Muzika është një element thelbësor në jetën e njerëzve. Ajo nuk është thjesht një formë argëtimi, por një mjet i fuqishëm për të ndikuar në emocionet, mendimet dhe zhvillimin personal.
Një muzikë cilësore, e punuar me shpirt dhe përkushtim, mund të frymëzojë, të edukojë ndjeshmërinë dhe të krijojë lidhje më të thella mes njerëzve. Në të kundërtën, konsumimi i muzikës së cekët apo thjesht komerciale, shpesh lë një boshllëk emocional dhe nuk ushqen shpirtin e dëgjuesit. Në fund të fundit, arti dhe muzika janë pasqyra e ndjeshmërisë dhe shpirtit njerëzor. Artistët e merituar luajnë një rol të rëndësishëm në pasurimin e jetës sonë përmes krijimeve që na bëjnë të ndalemi, të reflektojmë dhe të ndjejmë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që publiku të fillojë të vlerësojë më shumë krijimet cilësore, sepse ato jo vetëm që na argëtojnë, por edhe na ndihmojnë të rritemi si individë dhe si shoqëri.
Do të duhej që shteti të investonte më shumë në fushën e artit?
Pa dyshim, mendoj se investimi në fushën e artit është thelbësor për një shoqëri që aspiron të jetë e zhvilluar dhe kulturore. Arti nuk është vetëm një zbavitje; ai është një shtyllë që forcon identitetin kombëtar, edukon ndjeshmërinë kolektive dhe frymëzon kreativitetin në çdo fushë të jetës. Investimi në art do të thotë të krijosh hapësira ku artistët mund të shprehin veten lirshëm, të zhvillojnë projekte të reja dhe të promovojnë kulturën përtej kufijve të vendit. Gjithashtu, do të thotë të mbështetësh edukimin artistik në shkolla, sepse arti luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin personal dhe emocional të fëmijëve.
Muzika, piktura, teatri dhe format e tjera artistike i ndihmojnë ata të zhvillojnë kreativitetin, empatinë dhe aftësinë për të shprehur mendimet dhe emocionet. Në vendet ku arti ka marrë vëmendjen që meriton, shohim shoqëri më të pasura shpirtërisht dhe individë më të angazhuar. Nëse shteti investon më shumë në art, kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Do të krijoheshin më shumë vende pune për artistët, më shumë festivale, shfaqje dhe aktivitete kulturore që do ta bënin jetën më të pasur dhe më të larmishme. Gjithashtu, mbështetja për projekte artistike inovative do të nxiste frymëzimin te brezat e rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre artistike dhe për ta parë artin si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në botë. Në fund, arti nuk është një luks. Ai është një domosdoshmëri për të ndërtuar një shoqëri që vlerëson bukurinë, diversitetin dhe mendimin krijues. Shteti duhet ta shohë artin si një investim afatgjatë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndjeshme.
Deri kur, sipas jush, të jetë më i vlerësuar një pseudo këngëtar që këndon më shumë ‘play back’ sesa një artist që këndon live?
Kjo është një çështje që lidhet me edukimin muzikor të publikut. Sa më shumë që të promovohet muzika kualitative dhe performancat live, aq më shumë do të vlerësohet puna dhe talenti i artistëve të mirëfilltë. Për mua është e rëndësishme që publiku të jetë mjaft i edukuar për të dalluar dhe vlerësuar cilësinë. Muzika e mirë nuk është vetëm një produkt për konsum të shpejtë, ajo është një formë arti që prekë zemrat, frymëzon dhe mbetet në mendjen e njerëzve. Në një botë ku shpesh dominojnë zhurma dhe sipërfaqësia, artistët që sjellin vlera të vërteta do të gjejnë gjithmonë një vend të veçantë në zemrat e atyre që dinë të dëgjojnë dhe të vlerësojnë muzikën e mirë.
Ky ndryshim nuk ndodhë brenda natës, por besoj se me përkushtim dhe promovim të artit të mirëfilltë, ne mund të krijojmë një hapësirë më të mirë për artistët dhe për muzikën cilësore. Mendoj se të dyja format – performancat live dhe incizimet në studio – kanë vendin dhe vlerën e tyre në muzikë. Ajo që ka rëndësi është që artisti të jetë autentik dhe të sjellë emocione të vërteta, pavarësisht mënyrës se si zgjedh për të ndarë artin e tij me publikun. Megjithatë, për një artist është e rëndësishme që të bëjë të dyja – si performanca live, ashtu edhe incizime në studio – por gjithmonë duke ruajtur cilësinë dhe autenticitetin e krijimit.
Çka do të duhej, sipas jush të investojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ministria përkatëse për kulturën?
Kosova ndodhet përpara një nevoje të rëndësishme për investime në kulturë, të cilat janë thelbësore, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mbështetje të gjithanshme për artistët dhe zhvillimin e publikut. Mungesa e një salle adekuate koncertale dhe e teatrit të operës dhe baletit është një pengesë e madhe, e cila nuk buron vetëm nga kufizimet financiare, por edhe nga mosmarrëveshje të natyrave të ndryshme, të cilat kanë penguar progresin e kësaj fushe. Ndërtimi i këtyre hapësirave është i domosdoshëm për t’i ofruar artit një bazë solide për zhvillim dhe për ta pozicionuar kulturën e Kosovës në një nivel më të lartë.
Përtej infrastrukturës është po aq e rëndësishme të investohet në edukimin artistik dhe promovimin e artit cilësor. Kjo përfshinë integrimin e artit dhe muzikës në shkolla, krijimin e programeve që mbështesin artistët e rinj dhe financimin e projekteve artistike që kanë ndikim të gjerë kulturor. Gjithashtu, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, përmes teknologjisë dhe digjitalizimit, duhet të jetë një prioritet për të siguruar qasjen në këto pasuri për brezat e ardhshëm. Mbështetja për artin dhe kulturën është një domosdoshmëri për të ndërtuar një shoqëri që vlerëson kreativitetin, identitetin dhe shpirtin njerëzor. Investimi në këto fusha është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për t’i dhënë Kosovës një zë më të fuqishëm në arenën kulturore ndërkombëtare.
Jeni shumë e kujdesshme për sjellje të reja në art, prandaj nuk krijoni shpesh, por ajo që krijoni mbetet e pavdekshme. Sa këngë i keni deri më sot?
Jam përqendruar gjithmonë te cilësia, jo te sasia, dhe kjo është një filozofi që e ndjek në çdo projekt timin. Për mua, çdo krijim është një pasqyrim i shpirtit dhe përkushtimit tim, ndaj është e rëndësishme që secila këngë të ketë një identitet dhe mesazh të veçantë. Qysh në moshë të vogël kam qenë pjesë e skenës muzikore. Për mua, arti nuk matet me sasi, por me ndikimin që lë te dëgjuesit dhe përjetësinë e mesazhit që përcjell.
E keni në plan që të bëni një album dhe një koncert të Egzonës, qoftë në Kosovë apo Suedi?
Kam në mendje idenë e një albumi me këngë të reja dhe pse jo të shoqërohej nga një koncert, qoftë në Kosovë apo jashtë saj. Plane ka shumë për të ardhmen, por të shohim se çfarë do të arrijmë të realizojmë në vitin 2025. Jam optimiste dhe e përkushtuar që projektet e mia të marrin formë dhe të sjellin diçka të veçantë për publikun tim.
Mendoni se do të kemi sallën e operës dhe baletit së shpejti?
E shpresoj me gjithë zemër! Një sallë e tillë është një domosdoshmëri për një shoqëri që pretendon të kultivojë artin dhe kulturën.
Cilat janë planet tuaja për vitin 2025?
Planet për vitin 2025 janë të shumta dhe të rëndësishme për mua. Synoj të vazhdoj të punoj fort për të zhvilluar më tej artin tim dhe për të sjellë projekte të reja. Dua të falënderoj sinqerisht për këtë intervistë dhe për mundësinë për të ndarë mendimet dhe planet e mia. Ju uroj çdo të mirë dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj të çmuar! /helveticALforum/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mirjeta Baraliu – mbi dy dekada kontribut në afirmimin e Kosovës në kinematografinë botërore
Lan Qyqalla꞉ “Me poezi ‘udhëtova’ në të gjitha kontinentet”
Shkronjat e fundit të alfabetit, për ta ndalë aktorin në skenë, është ndarja nga kjo botë dhe fillimi i botës tjetër
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes
Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
Mësohet shuma që Elon Musk mund ta ofrojë për ta blerë Liverpoolin
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë