LAJMI I FUNDIT:

Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak

Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak

Ish-Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka dalë nga burgu, 6 vite pas protestave masive që e rrëzuan nga pushteti që ai kishte prej vitit 1981, pas vrasjes së tretë të Egjiptit, Anwar Sadat.

Mubarak la spitalin ushtarak ku ishte i shtruar, në jug të Kajros, dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në veri të Heliopolis, ka bërë të ditur avokati i tij.

Lirimi i tij u vendos në fillim të këtij muaji, pasi Gjykata e Apelit përcaktoi pafajësinë e tij për vrasjen e protestuesve në vitin 2011.


Në 2012, kur në pushtet ishte Mohamed Morsi, Mubarak u shpall fajtor për konspiracion, vrasje të protestuesve dhe korrupsion dhe së bashku me bashkëpunëtorët më të afërt të tij u dënua me burgim të përjetshëm.

Por vitin e shkuar, menjëherë pas rrëzimit të Morsit dhe marrjes së pushtetit nga ushtria u urdhërua një rigjykim i dosjes hetimore.

Mubarak udhëhoqi Egjiptin nga viti 1981 deri në vitin 2011 kur u rrëzua nga protestat masive që përfshinë vendin, pjesë e asaj që u quajt “pranvera arabe”. Para se të aktivizohej në politikë, 86-vjeçari ka qenë një oficer karriere në ushtrinë egjiptiane. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori