Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në “S’e luan topi”.
Mes shumë gjërave, ajo ka folur edhe për konfliktin me opinionisten Zhaklina Lekatari gjatë një spektakli të këtij reality show.
Ish-konkurrentja theksoi se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit.
Pjesë nga biseda e tyre:
Erjona Rusi: Po me Zhaklinën? Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.
Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje ashtu, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë, thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.
Erjona Rusi: Kaq shumë të inatosi? Nëse mund të të pyes, të ofendoi që të inatosi kaq shumë?
Efi: Më erdhi shumë afër…
Erjona Rusi: Po nënkupton që t’u hakërrye, të kërcënoi në një farë mënyre?
Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket që është një njeri impulsiv që flet me duar dhe me veprime, ishte më i afërt me mua seç duhej. Këtë po shprehja, dhe në fund të ditës zëre se po ia thoja vetes time. Sepse unë prandaj e kam psikologen, në momentin që unë kam për të folur dhe shprehur diçka e them. Por që fatkeqësisht u bë pak më e madhe si situatë dhe…
Erjona Rusi: Thjesht që ta qartësojmë që të mos krijohen keqkuptime me nënkuptime, t’u afrua aq shumë për të të kërcënuar apo për të të goditur?
Efi: Jo, jo. Absolutisht jo. As njërën, as tjetrën. Thjesht afrimi i saj, impulsiviteti dhe zëri i saj i lartë më bëri mua që t’i them vetes:- ok, paske ndryshuar. Sepse unë zakonisht nuk lejoj njeri të më vijë aq afër fytyrës. Nuk është se do të më bënte ndonjë gjë, por thjesht ai afrimiteti që nuk ishte i nevojshëm dhe aq më tepër kur ne nuk kishim një debat tonin. Nuk kishim një gjë personale me njëra-tjetrën, nuk kishim asgjë. Thjesht ishin dy mendime të ndryshme dhe asaj nuk i pëlqeu mendimi im. Prandaj edhe në momentin që jam futur, jam ndjerë edhe më keq brenda. Ndaj thash që ajo ka diçka personale sepse ka ekzistuar një debat. /Telegrafi/