Uji me limon është një prej pijeve më të shëndetshme që mund t’i konsumoni, pasi që është i pasur me vitamina, minerale dhe elemente tjera vitale

Një gotë me këtë pije mjekësore – e cila përmban lëngun e gjysmë limonit dhe ujë – i ka këto vlera:


- 9 kalori
- Më pak se 1 gramë sheqerna
- 25% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C

Siç po e shihni, uji me limon ka shumë pak kalori dhe sheqer, por përveç vitaminës C, gjithashtu përmban foliat dhe kalium.

Ky ujë është po ashtu i mbushur me flavanoide të cilat i mbrojnë qelizat trupore, por edhe e rrisin qarkullimin e gjakut, e përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës dhe aspektet tjera të shëndetit metabolik.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me përfitimet që jua sjell konsumimi i përditshëm i kësaj pije:

- Kjo pije e ndihmon mëlçinë të prodhojë më shumë enzima dhe rrjedhimisht ep përmirëson funksionin e saj

- I lufton simptomat e ftohtit dhe gripit

- Është e pasur me vitaminë C, prandaj e përmirëson shëndetin e lëkurës dhe e revitalizon trupin

- E përmirëson shëndetin e zorrëve

- Ju furnizon me shumë elektrolite hidratuese në formë të kaliumit, kalciumit dhe magnezit

- I lehtëson dhimbjet e muskujve dhe nyejve

- Acidi citrik në ujë limoni ndihmon në sistemin e tretjes

- E ndihmon mëlçinë t’i eliminojë toksinat nga trupi

- E alkalizon trupin dhe parandalon shumë sëmundje

- Uji me limon i shkrinë edhe gurët në veshka, në fshikëz, depozitat e kalciumit dhe gurët në pankreas

- E forcon sistemin e imunitetit dhe ju mbron nga dëmet e rrezatimeve të lira

- Përmbajtja e lartë e kaliumit e trajton depresionin dhe ankthin

- E pastron gjakun dhe arteret

- E zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, etj. /Telegrafi/