Shkollat fillore shprehen të gatshme për futjen si lëndë Edukimin Seksual, të cilën e shohin shumë të nevojshme për vetëdijesimin dhe informimin e nxënësve.
Ndërkohë edhe ekspertë të arsimit e psikolog, thonë se me futjen e edukimit seksual në shkolla, sepse nga informatat që do t’i fitonin nxënësit, do të uleshin rastet e ngacmimeve seksuale në vend.
Zëvendësdrejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Gjergj Fishta”, Sofije Janova është pro futjes si lënde edukimi seksual, pasi si lëndë obligative do t’i vetëdijesonin fëmijët.
“Pse jo, të jetë në ndonjë lëndë, ose në mësimi zgjedhor ose tek lëndët obligative… nëse bëhet lënde obligative pse jo, kur është obligative edhe prindi shfleton nga ajo që fëmija ka për detyrë, për ta bërë ose për ta vlerësuar në të, njëkohësisht merret informacioni edhe tek prindërit edhe tek nxënësit gjithsesi për t’u bërë një lidhje e mirë.. Sa do e vështirë është ta themi nga zeroja sepse nuk është temë e lehtë por sa më herët është aq më mirë sepse nëse flasim atëherë kur fëmija vetëm rritet dhe i merr këto informacioni prej dikujt tjetër ose prej njerëzve jokompetent, i merr informacionet e gabuara..Nëse ne mbërrijmë të bëjmë vetëdijesimin e fëmijëve si duhet, sigurisht që ata kanë me qenë të vetëdijshëm dhe kanë me pas mundësinë për t’u mbrojtur… Mendoj që do të ketë sukses aq sa mundemi të mbërrijmë, sidomos në fillim ka me qenë kogja e vështirë, sepse t’i flasësh një nxënësi të klasës së parë për këtë temë nuk do të jetë e lehtë dhe aq e pranueshme as për prindërit dhe as për fëmijët dhe shumë e vështirë për mësimdhënësit, por nëse e fillojmë do ta bëjmë.. Nëse bëhet lëndë e domosdoshme, kishte me qenë e nevojshme të shkoj shkallë-shkallë, sipas moshës së fëmijëve… Unë jam pro pse jo nga klasa e parë”, tha ajo.
Edhe mësuesja e kësaj shkolle në kryeqytet, Hanife Bejta shprehet pro futjes së kësaj lënde por shton se nuk është nevoja të jetë si lëndë e veçantë, por të bëhet gërshetimin në disa lëndë për arsye të mospërshtatjes së moshës së fëmijëve.
“Mendoj të gërshetohet nëpër lëndë të tjera, jo në një lëndë të veçantë edukatë seksuale, sepse vet mosha tregon që nuk janë të pjekur për këtë termë… kemi në lëndën njeriu dhe natyra, në klasën e pesë, është tema për zhvillimin, pubertetin por nuk është shumë e zgjerë… fillojnë fëmijët me u zhvilluar seksualisht dhe i ndihmojnë informata që e marrin por me marrë informatën drejtë, saktë prej njerëzve kompetentet, literatura me i ofruar, një herë për njëherë nuk ka ndonjë literaturë adekuate por edhe përgatitje profesionale. Arsimtarët e biologjisë e japin pjesën e vet por kishte me qenë mirë…profesionistët mjekësor… lindin tjera probleme përveç zhvillimit hormonal e pubertetit, mandej mbrojta nga sëmundjet, nga abuzimet, të gjitha këto me i pas informata të sakta të rinjtë”, u shpreh ajo.
Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, Visar Osmani e konsideron të domosdoshme futjen e kësaj lëndë, pasi do të ndikonte në vetëdijesimin e fëmijëve për respektimin e palës tjetër.
“E dimë që kohëve të fundit kemi pasur shumë lajme për tentim dhunimi e gjëra të tjera, ka shumë faktorë por konsideroj që një faktorë është pamjet e pa përshtatshme që kanë fëmijët që kanë qasje në telefona në baza ditore. Futja e asaj lënde do të ndihmonte shumë në ruajtjen e integritetit apo mbrojtjen e palës tjetër me ndihmën e psikologëve dhe sociologëve… Përveç se të forcohet lidhja e komunikimit të shëndoshë mes prindërve që është një ndihmë e madhe, rreth kësaj teme dhe futja e kësaj lënde me ndihëm e psikologëve, sociologëve pa dyshim do t’i evitonte rreziqet e asaj natyre… Zinxhiri i komunikimit prindër-shkollë duhet me qenë më i shëndoshë, nuhatja e hershme apo sjelljet e çuditshme të fëmiut, kërkimi i ndihmës tek psikologu apo sociologu, mund të evitohen këto gjëra, thjeshtë duhet një kontroll më të rreptë i prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Pa dyshim nëse ajo lëndë futet si lëndë obligative apo zgjedhore kishte me ndihmuar shumë në ngritjen e vetëdijes së fëmijëve për respekt të palës tjetër në këtë rast djemve ndaj vajzave.. Është ministria që angazhon grupe ekspertësh të ndryshëm që mund të sjellin një literaturë, një material që do të kontribuonte shumë në vetëdijesimin e të rinjve” tha ai.
Kurse, mësimdhënësi i lëndës “edukatë qytetare”, në këtë shkollë, Florim Shabani tha se është mirë të bëhet si lëndë, pasi do të ndihmonte gjeneratat e reja në parandalimin e problemit.
“Mirë kishte me qenë me u bërë lëndë adekuate në kuadër të kësaj fushe, në mënyrë që mos të shkoj deri tek problemi po jo të parandalohet që të jenë të vetëdijesuar gjeneratat e reja për problematikat që mund të ndodhin gjatë periudhës kohorë gjatë fazave të ndryshme… Do ta ndihmonte shumë, ka dhe lëndë të tjera si lënda e biologjisë që mundin diçka me mësuar, mirëpo jo adekuate, lëndë adekuate, njerëz adekuat të këtij profili kishte me qenë shumë më mirë sepse thjeshtë është mirë që gjeneratat e reja të jenë të përgatitur për të gjitha rrethanat jetësore. Ne po shkojmë drejtë reformave si shtet, është mirë që të mos vonohet sa më shpejtë që të bëhet, është më mirë në dobi të gjeneratave të reja”, tha ai
Psikologu Kushtrim Maloku e sheh të nevojshëm futjen e edukimit seksual në shkolla, sepse nga informatat që do t’i fitonin nxënësit nga kjo lëndë, do të uleshin rastet e ngacmimeve seksuale në vend.
“Lënda e edukatës seksuale kur futet në literaturë, atëherë do të kemi ndërgjegjësim i cili u ndihmon fëmijëve që ata të vedijësohen rreth pasojave të ngacmimeve të ndryshme seksuale, t’i humanziojnë ndjenjat e tyre dhe të ndërgjegjësohen që të mos shikojnë përmbajtje pornografike për të gjitha rreziqet dhe pasojat që mund t’i kenë 4..45.Paralandimi i çdo nxënësi që merr informacione të caktuara përmes edukatës seksuale do t’i ulte rastet e ngacmimeve sepse do të dinte se si t’i përgjigjet se kë të lajmoj, si të veproj, si të kundërpërgjigjet personalisht vetë. Ministria e Arsimit duhet ta bëjë si pjesë të kulikulave të Kosovës, qoftë si lëndë zgjedhore apo obligative“, tha ai.
Edhe njohësi i arsimit Rinor Qehaja është pro kësaj lënde në shkolla.
“Edukimi seksual duhet të jetë prezent në shkolla, veç se është pjesë përbërëse e kornizave kulikulare. Mirëpo, në mënyrë që të kthehet si një dije e komunikuar të nxënësve, nevojitet që të kemi një unitet të shkollave më të hapur karshi temave të edukimit seksual. Kjo nënkupton edhe mësimdhënës me kompetencë profesionale që në mënyrë të saktë të komunikojnë tema shumë të rëndësishme të edukimit seksual tek gjeneratat e ndryshme në nivelet e ndryshme të shkollimit…Shumë evidente që shumë probleme që kanë të bëjë me ngacmimet seksuale, me dhunimet, pastaj me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të gjitha vijnë si rezultat i mungesës së vetëdijesimit te të rinjve tanë, forma ideale e shkollimi të tyre është pa dyshim forma përmes edukimit formal e që me lehtësi mund të behët përmes një rishikimi të programeve mësimore për ato lëndë ku parashihet dhe me kurikulë edukimi seksual. suksesi do të jetë një ulje të rasteve të tilla të ngacmimeve, dhunimeve e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme..Edukimi seksual nuk nënkupton diçka të pamoralshme por nënkupton një edukim të mirëfilltë të gjeneratave për një temë që nuk guxon të jetë tabu”, tha ai.
Pavarësisht faktit që Kosova ka miratuar një kurrikulë të re e cila ka filluar të implementohet prej vitit 2017, edukata seksuale nuk figuron si lëndë e veçantë në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Në shtetet ku kjo lëndë është e futur në kurrikulë, ka dalë që kjo e fundit promovon vetëdijësimin për shëndetit seksual, në uljen e numrit të shtatzënive të padëshiruara tek adoleshentët, dhe në të informuarit për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje