LAJMI I FUNDIT:

Edmond Azemi: Nga Liga Kosovë-Shqipëri përfitojnë dy shtetet

Edmond Azemi: Nga Liga Kosovë-Shqipëri përfitojnë dy shtetet

Analistët, trajnerët dhe basketbollistët po e përkrahin themelimin e Ligës Kosovë-Shqipëri. Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar intensivisht, që ëndrra e shumë shqiptarëve të jetësohet me formimin e kësaj lige.

Njëri nga basketbollistët më me përvojë në vendin tonë është Edmond Azemi. Edhe Edo e përkrah themelimin e kësaj lige.

“Ideja e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për formimin e kësaj lige është shumë e qëlluar. Të gjithë kemi pasur ëndërr për formimin e një Lige Mbarëkombëtare”, është shprehur kapiteni i Sigal Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.


Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dyja vendet
Lexo po ashtu Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dyja vendet

“Duke marrë parasysh që vështirë se edicionin e ardhshëm mund të luajmë në Evropë, kjo Ligë do të na shërbejë shumë. Gjithashtu është shumë pozitive që ka marrë lejen nga FIBA Evropa”.

Basketbollisti i Kosovës tregon çka mund të përfitojnë dy vendet.

Vazhdon të përkrahet ideja për Ligën Kosovë-Shqipëri në basketboll
Lexo po ashtu Vazhdon të përkrahet ideja për Ligën Kosovë-Shqipëri në basketboll

“Ne mund të përfitojmë vetëm nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj. Basketbollistët e ri kanë nevojë për ndeshje ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë. Në këtë mënyrë mund të kemi një gjeneratë të suksesshme. Ndërkohë, Shqipëria do të përfitonte sa i përket tifozëve, duke marrë parasysh se sporti numër një në Shqipëri është futbolli”.

“Besoj se Liga do të ishte shumë interesante. Klubet tona duhet tu japin hapësirë lojtarëve të rinj, derisa do të rritej interesimi në të dy vendet. Kjo Ligë gjithashtu ka shpenzime. Shpresoj se, do të ketë përkrahje financiare nga institucionet e Kosovës, por edhe sponsorët e ndryshëm”, u shpreh Azemi.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori