LAJMI I FUNDIT:

Edita Gjikolli vuan nga Leukemia Acute, operacioni i kushton 150 mijë euro, kërkon ndihmë

Edita Gjikolli vuan nga Leukemia Acute, operacioni i kushton 150 mijë euro, kërkon ndihmë

Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga Leukemia Acute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës.

Ajo kishte mposhtur sëmundjen herën e parë, ku kishte gjetur shërim në Turqi, shërim ky i cili kishte kushtuar 100 mijë euro. Por, pas disa ditësh asaj i është rikthyer kjo sëmundje.

Bashkshorti i Editës, Veton Gjikolli, ka thënë për Telegrafin se për shërimin e gruas së tij nevojiten 150 mijë euro.


“Editën e kemi pasur njëherë në Turqi për trajtim të sëmundjes, ku trajtimi i saj ka kushtuar 100 mijë euro. Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro dhe të tjerat aq sa na kanë ndihmuar. Pasi jemi kthyer në Kosovë pas 10 dite, Editës i është rikthyer sëmundja. Tani nevojitet që shërimi të bëhet prapë në Turqi në spitalin ‘Acibadem’, ku duhet të marr kemioterapi dhe transplant, shërim ky i cili kushton 150 mijë euro”, ka thënë ai.

Mirëpo kjo shumë është e papërballueshme për familjen Gjikolli. Për këtë Vetoni ka kërkuar ndihmë.

“Kjo shumë tani është e papërballueshme për neve, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Po iu lusim kush mundet që të na ndihmoj”, ka thënë ai.

Numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori