Radio Dukagjini vijon të zgjerojë ekipin e saj me emra të njohur dhe të dëshmuar në fushën e gazetarisë, duke sjellë për publikun emisione gjithnjë e më cilësore dhe inovative.  

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli, ka njoftuar sot (e premte) me entuziazëm se gazetari sportiv Naim Selmani i është bashkuar zyrtarisht këtij mediumi.  


Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Doli ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj.  

“Edheee Naim Selmani i bashkohet zyrtarisht ekipit të Radio Dukagjinit. Nga e hëna deri të premten, prej orës 20:00 deri në 22:00, ai vjen me një program super të veçantë – LIVE!SPORTFOLIO”, ka shkruar Doli.  

 Kjo lëvizje e radhës konfirmon edhe një herë përkushtimin e Radio Dukagjinit për të sjellë profesionalizëm, përmbajtje cilësore dhe emra të dëshmuar përballë mikrofonit, duke fuqizuar më tej pozitën e saj si një nga radiot më të dëgjuara në vend./Telegrafi/

telegrafi sport app