Më 3, 4 dhe 5 maj në Gjonaj të Hasit mbahet festivali “Hasi jehon”, edicioni i 29-të.

Haziz Hodaj, drejtor i festivalit njofton se janë përzgjedhur Shoqëritë kulturo artistike nga e gjithë hapësira shqiptare.


Festivalit i prinë ekspozita e prodhimeve të bukës, kësaj zejeje me të cilën hasjanët dallohen dhe veçohen jo vetëm në Kosovë.

Programi i edicionit të 29-të është si më poshtë:

Dita e parë, më 3 maj: Në orën 18:00 hapja solemne. Programet fillojnë në orën 18:30 1. SHKA “Malësori” - Gjonaj (hapja solemne) 2. Pallati I Kulturës “Pjetër Bogdani” - Krumë (Has) 3. SHKA “ Bajram Curri”- Krushë e madhe 4. SHKA “Zëri i LLapushës” - Carrallukë (Malishevë) 5. SHKA “Jonuz Ramadani” - Viti 6. SHKA “Bajram Shabani” - Kumanovë 7. AAF “Rugova” - Pejë Dita e dytë, 4 maj: Programi fillon në orën 18:30 1. “ SHKA “Zëri i Kosovës” - Fushë Kosovë 2. SHKA “Hajvalia” - Hajvali 3. SHKA “Bilal Golemi” - Gjirokastër 4. SHKA “Tingujt e vendlindjes” - Stagovë ( Kaqanik) 5. SHKA “Anadrini” - Dejn (Rahovec) 6. SHKA “Shote Galica” - Drenas 7. Ansambli “Shqiponja” - Shkup Dita e tretë, 5 maj: Programi fillon në orën 18:30 1. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” - Ramajë 2. SHKA “Rapsha” - Drumë (Tuz) 3. SHKA “Bresana” - Bresanë 4. SHKA “Lahuta e Malcisë” - Gjilan 5. AF “Mati” - Burel (Mat) 6. SHKA “Malësori” - Gjonaj (përmbyllje e festivalit). /KP/