Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar përbërjen e re të kabineti qeveritar që do ta drejtoj në mandatin e tretë të Qeverisë.

Në krye të kabinetit do të jetë vetë Rama, ku zëvendës do ta ketë Arben Ahmetaj.


Lindita Nikolla do të jetë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, që zëvendëson Gramoz Ruqin.

Kjo është përbërja e kabinetit të ri të Qeverisë Rama:
- Edi Rama, kryeministër
- Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministër
- Olta Xhakça, ministër për Evropën dhe Punëve të Jashtme
- Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes
- Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë
- Bledi Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme
- Delina Ibrahimi, ministre e Financave
- Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Ogerta Manastrilliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Evis Kushi, ministre e Sportit
- Frida Krifta, ministre e Bujqësisë
- Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
- Elva Margariti, ministre e Kulturës
- Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Edona Bilalli, ministre për Mbrojtjen e Ndërmarrësisë
- Bora Buzhaqi, ministre për Rininë dhe Fëmijët
- Milva Ikonomi, ministre për Standardet dhe Shërbimet

Kujtojmë se Rama kishte fituar për herë të tretë mandatin për ta qeverisur vendin, pas zgjedhjeve të mbajtura më 25 prill. /Telegrafi/