Kryeministri shqiptar që nga ardhja në pushtet ka treguar dhe po tregon se kërkon të qeverisë ndryshe dhe këtë frymë po e shfaq edhe në publik, ku takimet spontane më qytetarët nuk i shpëtuan pasionit të Ramës për selfie.

Kreu i qeverisë së bashku me dy ministrat që e shoqëronin, pinë një kafe në ambientet ku rrinë pasagjerët e thjeshtë, pasi në zonën “VIP” të aeroportit janë duke u kryer ende punime.


Ai gjithashtu ka publikuar ditën e djeshme një fotografi në profilin e tij në Facebook, të cilën e ka titulluar “Fotoja e ditës”, ku shihet i pashoqëruar nga truprojat në terminalin e aeroportit dhe mbi të gjitha duke tërhequr vetë valixhen. /Telegrafi/