Përkundrejt paralajmërimeve të bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit Bankar Evropian, lidhur me përdorimin e kriptovalutave, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po punojnë për krijimin e një kuadri rregullator që do të mundësojë përdorimin e tyre në vend.
Ai ka thënë se është në procesin e vlerësimit.
“Për të krijuar tregje të reja perspektive për vendet pune që paguhen shumë më mirë, për njerëzit e kualifikuar dhe më profesione të ndryshme në sektorë që janë tejet të zhvilluara apo në rrugën e zhvillimit sot në botën ku jetojmë jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën që është një risi shokuese në botën e sotme dhe ku mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë. Për momentin jemi në një proces vlerësimi pune për hartimin e kuadrit rregullator pasi i kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme ne do të promovojmë dhe përtej kufinjve të Shqipëri gatishmërinë për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave botërore”, tha Rama.
Kriptovalutat, ku më kryesorja ishte Bitcoin janë përhapur gjerësisht vitet e fundit, por ato kanë hasur në skepticizmin e bankave qendrore kudo në botë për shkak të rreziku që vjen nga përdorimi është luhatja e madhe që kanë këto valuta në treg.
Duke qenë se karakteristikë e tyre është pagjurmueshmëria, bankat qendrore besojnë se përdorimi i kriptovalutave shërben për të humbur gjurmët nga aktivitetet e jashtëligjshme.
Banka e Shqipërisë, pasi Bitcoin hyri në tregun shqiptar pak muaj më parë, paralajmëroi se kuadri ligjor në fuqi dhe ai rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.
Banka e ka cilësuar këtë aktivitete të rrezikshëm, duke listuar disa prej më kryesoreve si paqëndrueshmëri, origjinë e panjohur e parave, mundësi për manipulim, ekspozim ndaj sulmeve kibernetike, etj.
Të gjithë faktorët relevantë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Autoritetin Bankar Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, janë duke punuar intensivisht për të vlerësuar të gjithë problematikën që lidhet me paranë virtuale, me qëllim rregullimin dhe mbikëqyrjen adekuate të saj.
Autoriteti Bankar Evropian, si autoriteti kompetent dhe i pavarur për të garantuar rregullim dhe mbikëqyrje të kujdesshme të sektorit bankar evropian me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në fund të vitit 2013 publikoi¹ rreziqet me të cilat do të përballen konsumatorët kur blejnë, mbajnë ose tregtojnë kriptovaluta.
Po kështu dhe Banka Qendrore Evropiane është ndalur në këtë problem dhe ka theksuar në publikimet e saj se asnjëherë nuk duhet vënë shenja e barazisë midis parasë virtuale dhe parasë elektronike. Ndërsa kjo e fundit është aktivitet i rregulluar ligjërisht dhe i mbikëqyrur sikurse dhe ne Shqipëri, paraja virtuale është një aktivitet tërësisht jashtë syrit dhe kontrollit të autoriteteve.
Kriptovalutat janë cilësuar nga ekspertët si flluska e re financiare. Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut, tha se bitcoin ishte ‘nëna e të gjitha flluskave’ që u favorizua nga ‘sharlatanët dhe mashtruesit’.
Ai e bëri këtë paralajmërim në muajin shkurt 2018, pasi pasi Bitcoin ra nën 8 mijë dollarë. Ndërsa sot, sipas kuotimeve po tregtohet me 6,377 dollarë, duke rënë ndeshëm nga kulmi prej afër afër 20 mijë dollarë në fund të dhjetorit 2017.
Mediat e huaja i kanë krahasuar kriptovalutat edhe me piramidat shqiptare.
“Megjithatë – ashtu si mania shqiptare e vitit 1996 – ky episod dëshmon dështimet e financave të bazuara në treg. Ndonjëherë lakmia vetëm prodhon marrëzinë”, shkruante Reuters në muajin janar të këtij viti. /Monitor /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit