Autoritetet turke kanë arrestuar edhe tre persona në lidhje me sulmin në aeroportin e Stambollit. me ç’rast kanë humbur jetën 44 persona.

Mediat turke nuk saktësojnë se cilave nacionaliteteve u takojnë të arrestuarit.


Deri tani numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin në aeroportin “Ataturk” ka shkuar në 27 persona.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet turke besojnë se kjo është vepër e ISIS-it.