LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse rezultoi negative në teste, infermierja nga Teksasi shtrihet në spital nga COVID-19

Edhe pse rezultoi negative në teste, infermierja nga Teksasi shtrihet në spital nga COVID-19

Një infermiere në Teksas të SHBA-ve, ka gjetur vetën ngjashëm me pozitën që shumica e pacientëve me të cilët i kaloi javë të tëra duke i trajtuar – u hospitalizua me COVID-19 edhe pse kishte rezultuar negative në testin e coronavirusit, raporton CNN.

Heather Valentine, 24-vjeçe, nuk është e sigurtë se nga kush mund ta ketë marrë virusin, madje habitet se si është e mundur që dikush mund të ketë pasur simptoma e mos t’i ketë treguar, transmeton Telegrafi.

Valentine ndjeu lodhje të madhe një javë më parë pasi prej ditësh punonte shumë në ndërrimin e natës në spitalin e Houstonit, por kurrë nuk kishte menduar aq shumë për këtë derisa i tërë trupi i saj u pushtua nga dhimbja, lodhja dhe kolla që iu shfaq befasisht.


Ajo menjëherë bëri testin e antitrupave, që rezultoi të jetë negativë. Testi i antitrupave mund të ndihmojë në identifikimin e infeksioneve të fundit në organizëm, por edhe pse antitrupat shpesh janë prezent, testi mund të dëshmojë të kundërtën, të paktën kështu pretendojnë në Qendrën amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të nesërmen, ajo bëri testin viral që gjithashtu rezultoi të jetë negativ. Çështja e mostrave, testimi apo koha e testimit mund të qojnë në teste negative të rrejshme. Megjithatë nuk dihet nëse ajo i është nënshtruar për herë të dytë këtyre testeve.

Mjeku i saj Joseph Varon, i kishte telefonuar Valentine për ta pyetur nëse mund të shfaqet në klinikë për ta bërë një CT. E me rëntgenografi janë zbuluar pasojat që i kishte shkaktuar virusi në mushkëri. Valentine është ende në spital, por ka pranuar se është shumë më mirë sesa që ishte në fillim kur u pranua në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori