Një djalë dhjetë vjeçar nga Australia ka mbijetuar mrekullisht pasi ai është pickuar nga një merimangë, e cila llogaritet si më vdekjeprurësja në botë.

Matthew Mitchell ishte me babain e tij në oborrin e pronës së tyre Berkeley Vale në New South Wales të hënën në mbrëmje, kur ai kuptoi se në këpucën e tij gjendej e fshehur merimanga më e rrezikshme në Australi, përcjell Telegrafi.


d1 3

Babai i tij David Mitchell ka thënë se ai e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një merimangë vdekjeprurëse, e cila mund të të mbysë për vetëm 15 minuta, dhe menjëherë janë larguar nga aty, duke kërkuar një ndihme emergjente.

Matthew, së bashku me babain e tij, nënën Shellie dhe motrën Natasha, ishin nisur për tek klinika e mjekut lokal, e cila ishte e mbyllur. Ata më pas kanë shkuar tek një farmaci prej nga edhe kishin thirrur shërbimin e emergjencës.

d2 3

Kur ata kishin ardhur, e kishin dërguar djaloshin menjëherë për në spital, ku edhe gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej.

"Deri në kohën që kemi mbërri në spital, helmi i tij kishte filluar të bënte punën e vet. Gjendja kishte filluar të vështirësohej, ai filloi të djersitej, të nxirrte jargë nga goja dhe sytë filluan t’i zgjeroheshin”, ka treguar nëna e tij.

d3 2

Mjekët ishin të detyruar për të administruar 12 kupa antivenom, më e shumta dozë që i është dhënë dikujt në historinë e Australisë, që kur u krijua në vitin 1981.

Dhe nëna e tij Shellie shprehu lehtësimin e saj të premten, pas shërimit të pabesueshëm të djalit të saj.

d4 2

"Unë ende nuk mund të besoj se sa me fat jemi që ai t’i mbijetojë këtij episodi të tmerrshëm", ka thënë më tej ajo. /Telegrafi/