LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk lejohet në shtrat, ky qen i lezetshëme thyen rregullat

Edhe pse nuk lejohet në shtrat, ky qen i lezetshëme thyen rregullat

Qeni me emrin Rylee është bërë një sensacion i vërtetë në internet falë sjelljeve të saj të çuditshme në një video në TikTok, ku ajo injoron plotësisht urdhrin e pronarit të saj.

Videoja, e cila ka mbledhur më shumë se 1.8 milion pëlqime, tregon qenin lozonjar që vendos të pushtojë shtratin, edhe pse e di mirë që nuk lejohet të jetë aty.

Në vend që të ndjekë rregullin që ndalon qentë të hipin në shtrat, Rylee sillet sikur shtrati i përket asaj.


Për ta theksuar edhe më shumë dominimin e saj, ajo gërmon energjikisht mbi batanije, sikur po përpiqet ta shënojë territorin e saj.

@ryleethegoldenpup Its my bed now 😈🐾 #goldenretrieverpuppy #puppy #funny #funnydog #cute #goldenretriever #fypage ♬ original sound – ryleethegoldenpup

Shumë pronarë qenesh janë ndjerë të lidhur me pronarin e Rylees, pasi edhe ata kanë përjetuar situata të ngjashme ku kafshët e tyre shtëpiake shkelin rregullat e shtëpisë.

Prej vitesh ka një debat mes pronarëve të kafshëve shtëpiake nëse qentë duhet të flenë në shtrat apo jo.

Disa e shijojnë ngrohtësinë dhe rehatinë e qenit pranë tyre, ndërsa të tjerë preferojnë të vendosin kufij.

Studimet sugjerojnë se fjetja e qenve në të njëjtën dhomë ose në të njëjtin shtrat mund të ketë një efekt qetësues dhe të forcojë lidhjen midis njerëzve dhe kafshëve të tyre shtëpiake. Megjithatë, kjo nuk është për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë alergji ose kanë nevojë për hapësirën e tyre personale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Kalo në kategori