LAJMI I FUNDIT:

Edhe PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

Edhe PDSH-ja kërkon anulimin e maturës shtetërore për këtë vit

PDSH kërkon që të anulohen provimet e maturës shtetërore, për shkak të coronavirusit. Por kërkojnë që maturantët të pajisen me dokument nga Ministria e Arsimit.

Nga kjo parti, propozojnë që Ministria e Arsimit të formojë një ekip/trup ekspertësh, i cili në konsultim me përfaqësues të të gjitha unioneve të nxënësve të shkollave të mesme, do të vendosë për kriteret e dhënies së Diplomës së Maturës (kritere për notat)”.

“Duke i marrë në konsideratë të gjitha këto, i rekomanduam Ministrisë së Arsimit ta anulojë tërësisht Maturën Shtetërore për vitin shkollor 2019/2020. Ne, propozojmë që me Diplomën e Maturës për vitin shkollor 2019/2020 të pajisen të gjithë maturantët, pa përjashtim. Gjithashtu propozojmë që Ministria e Arsimit të formojë një ekip/trup ekspertësh, i cili, në konsultim me përfaqësues të të gjitha unioneve të nxënësve të shkollave të mesme, do të vendosë për kriteret e dhënies së Diplomës së Maturës (kritere për notat). Diploma e Maturës është një dokument shumë i rëndësishëm që vërteton në mënyrë zyrtare përfundimin e një cikli arsimor dhe njëkohësisht është dokument i domosdoshëm për regjistrim në nivelin pasues”.


“Rrethanat do të ndryshojnë, kurse mungesa eventuale e Diplomës së Maturës maturantët e kësaj gjenerate do t’i ndjekë përjetësisht. Kjo nuk guxon të ndodhë dhe prandaj, edhe një herë e ftojmë Ministrinë e Arsimit që të veprojë me kohë dhe të marrë vendim që nuk do t’i dëmtojë interesat arsimore të kësaj gjenerate”, tha në konferencë për shtyp, Valbona Toska nga PDSH.

Ndryshe, ditë më parë edhe partia opozitare maqedonase kërkoi që të anulohet matura shtetërore për këtë vit./Telegrafi/

OBRM-PDUKM bën thirrje të anulohet matura shtetërore për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM bën thirrje të anulohet matura shtetërore për shkak të coronavirusit

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori