Institucionet nuk kanë arritur akoma ta kapin Enver Sekiraqën, i cili tash e tre muaj është në arrati pasi iu shmang vuajtjes së dënimit prej 25 vitesh burgim. Institucionet kryesore për këtë rast po vazhdojnë të heshtin.
Në maj të këtij viti, Enver Sekiraqa do duhej të fillonte vuajtjen e dënimit prej 25 vitesh burgim
Por, edhe njëherë ai vendosi që të shkelë vendimet e organeve të drejtësisë dhe të mos shkoj prapa grilave.
Kur kanë kaluar afro 3 muaj, i njëjti ende nuk është kapur nga organet e rendit.
Gjykata Themelore, Prokuroria, e Policia e Kosovës nuk kanë dhënë informacione në lidhje me hetimet që po kryhen për kapjen e tij.
Kurse, as avokati i tij Besnik Berisha nuk është përgjigjur nëse ka kontaktuar me klientin e tij, për të cilin pati thënë se është jashtë shtetit duke kryer kontrolle shëndetësore.
Mos kapjen e Sekiraqës, ish-nën koloneli Refki Morina nuk po e quan dështim të institucioneve, pasi që thotë se kanë kryer punën si duhet deri më tani.
“Policia e Kosovës ka vepru, veprimet e saj kanë qenë duke urdhërua pikat kufitare në mënyrë që nëse nuk kapët ne hyrje apo dalje të tyre të sillet në organet gjyqësore dhe e njëjta është përcjell edhe në të gjitha rajonet,” deklaroi Morina.
Morina thotë se mosdhënia e informacioneve nga organet e rendit, mund të jetë edhe për shkak të mungesës së tyre.
“Nuk është puna e konfidencialitetit, është edhe sa kemi informacione, sa ka policia informacione të tilla, edhe ne mund të kemi informata por se ato duhet të verifikohen dhe nuk mund të dalin në publik pa qenë të tilla,” shtoi Morina.
Ndërkohë avokatja, Fehmije Bytyqi sa i përket punës së institucioneve ka mendim të njëjtë, veçse është skeptike se në urdhër-arrestin ndërkombëtar të gjitha shtetet do të punojnë njëjtë.
“Në përvojën time ka ndodhë që edhe për një kundërvajtje, është ndalë me këto stop-lista është ndalë klientin në aeroport, por kur ka raste të tilla, për vepra të rënda, për të cilat po flitet automatikisht nuk veprohet me këto standarde, megjithatë shikohen raportet shteti me shtet, si ndërveprojnë,” tha Bytyqi.
Gjyqtari Agim Kuçi, në shpalljen e aktgjykimit, e kishte lënë të lirë Sekiraqën i cili ishte në arrest shtëpiak, e që pasi Apeli vendosi që i njëjti të kthehet në paraburgim, policia nuk e kishte gjetur atë në shtëpi, duke e shpallur më pas në kërkim./TV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Çeku: Sa herë që Përparim Rama ' e bën fort bërllok punën', Abdixhiku del në mbrojtje të tij

Komisionerja Marta Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm