Për të shtatën herë radhazi në qytetin e Prishtinës do të mbahet mini maratona humanitare ‘Vrapo Babadimër’.

Ju ndajnë vetëm edhe pak ditë deri tek fillimi i saj me datën 25 dhjetor, e dielë në orën 12:00.


Me grumbullimin e të hollave për kostumet e babadimrit të cilat duhet t’i keni me patjetër gjatë maratonës priten që këtë vit të vrapojnë mbi 1 mijë babadimra dhe të rritet numri i ndihmave për  familjet në nevojë.

Një event sado i këndshëm e me atmosferë festive por që në thelb ka qëllim bamirësinë dhe humanitetin ndaj atyre që kanë me të vërtetë nevojë për ndihmë.

254119355 338264464771423 4799906141734108824 n 1

Përveç maratonës do të keni mundësi të shijoni muzikën dhe performancat e ndryshme në kuadër të këtij eventi që ka marrë vëmendjen e mediave të ndryshme botërore.

Vlen të ceket se mini maratona ‘Vrapo Babadimër’ gëzon mbështetjen e komunës së Prishtinës, sponzorëve të ndryshëm e gjithashtu edhe atë të KFOR-it.

Një kostum për ty është ndihmë për dikë tjetër, andaj mos hezitoni të bëheni pjesë e këtij organizimi.