Pas largimit të ish-ministrit, Bajram Hasani, nga Nisma është larguar edhe Anila Tusha – Kastrati, nënkryetare e degës së Gjilanit.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook ku ka njoftuar se në mënyrë të parevokueshme, është tërhequr.
“Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA Socialdemokrate, pra nga Këshilli Kombëtar, dhe nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdoj si e pavarur”, ka shkruar Tusha-Kastrati.
Arsye e largimit nga Nisma sipas saj është lufta e brendshme që është shkaktuar në këtë parti, nepotizmi dhe korrupsioni.
Ajo ka falënderuar për mbështetjen ish-kryetarin e degës, Bajram Hasanin.
“Nuk mund të largohem pa e falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa kam qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, z Bajram Hasani. Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar.