Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Chievo.
Edhe pse është që një kohë të gjatë pjesë e Serie A, si duket Hetemaj mund të transferohet në Francë.

Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori i Chievos, ka dy oferta të rëndësishme nga kampionati francez.


Ish-kampionët e Francës, Montepellier dhe skuadra e Lorik Canës dhe Ermir Lenjanit, Nantes janë dy ekipet që po kërkojnë shërbimet e Hetemajt.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2017 me Chievon, ndërsa mund të largohet për tre milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app