LAJMI I FUNDIT:

Edhe një herë gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Edhe një herë gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Në tubimin e organizatave kundër referendumit në Maqedoni janë përdorur fjalë poshtëruese dhe raciste ndaj shqiptarëve, njëjtë si në Krushevë para disa ditëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk dua që ulem dhe të flas, dua që të qëndroj, nuk e kam ndërmend të gjunjëzohem, para askujt. Sot Zoran Zaevi i cili vet dha deklaratë se është “shiptar” i fesë ortodokse, ai që nuk ka prejardhje maqedonase na shkatërron gradualisht”, tha njëri nga përfaqësuesit e tubimit për TV21 duke shtuar se askush përveç maqedonasve nuk kanë të drejtë të përzihen në identitetin maqedonas.

Tridhjetë organizata do të fillojnë më fushatën për bojkot të referendumit
Lexo po ashtu Tridhjetë organizata do të fillojnë më fushatën për bojkot të referendumit

Pritet reagimi i Prokurorisë Themelore Publike dhe institucioneve përkatëse për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/