Edhe në Tetovë filloi grumbullimi i ndihmave për Turqinë dhe Sirinë

Veshmbathje, të holla, ushqime, mjete higjienike. Këto janë ndihmat të cilët mund të dërgohen në Turqi dhe Siri, në pikën e grumbullimit në qendër të Tetovës dhe në oborrin e Gjimnazit të Tetovës afër policisë. Në Tetovë, tashmë aktivistët të shoqërisë civile në bashkëpunim me komunën e Tetovës janë vënë në funksion për të ndihmuar qytetarët e dy shteteve të cilët pësuan nga tërmeti katastrofal i 6 shkurtit.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pasi donoi mjete në të holla së bashku me kryesuesin e Këshillit, Besar Durmishi, tha se në këto ditë të vështira solidarizohen me popullin turk dhe sirian. Ndërkaq, ai është shprehur i bindur se do të tejkalohen të gjitha procedurat që ndihmat të arrijnë në vendin e duhur. Poashtu, qytetarët kanë në dispozicion edhe fletëpagesa të cilët janë të gatshme ku mund të donohen të hollat. Ai tha se do të tejkalohet të gjitha pengesat administrative që institucionet e atjeshme do të sjellin vendime adekuate për trajtimin e këtyre ndihmave. Sipas Kasamit, në këtë rast, ndihma më e mirë do të ishte ndihma financiare.
“Kjo është në kuadër të mundësive tona si qytetarë, si komunë e Tetovës të ndihmojmë dhe të jemi pranë popullit turk në këto momente kritike. Më lejoni të bëj thirrje deri tek të gjithë qytetarët e Tetovës brenda mundësive që kanë, sigurisht ndihmat mund të jenë në produkte ushqimore të cilët janë më së të nevojshme, por gjithashtu edhe në mjete financiare, për çka është hapur edhe llogari për donacion, është formuar një komision nga ana e këshillit ku pjesë janë këshilltarë dhe sektorit civil, i cili këshill do të ndjekë procesin e grumbullimit të ndihmave dhe dërgimin e të njëjtave në vendin e duhur. Pagesa e donacioneve të jetë përmes bankës”, deklaroi Kasami.
Nga këshilli rinor në komunën e Tetovës thonë se grumbullimi bëhet me qëllim që t`u dilet në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar nga tërmeti.
“Grumbullimi i ndihmave do të zgjasë deri më 20 shkurt. Pikë grumbullimi do të jetë edhe salla e objektit të vjetër të gjimnazi. Ndihmat do të selektohen, do të paketohen dhe do të ketë mbishkrime se për cilën moshë do të jenë. Qytetarët e atjeshëm kanë nevojë për pallto, shall, mjete higjienike, sanitare, medikamente, doreza dhe ushqime. Shpresojmë që ndihmat do të arrijnë atje ku duhet përmes ambasadës”, tha Elma Sherifi nga Këshilli Rinor në komunën e Tetovës. Ditë më parë, Këshilli i Komunës së Tetovës solli vendim për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, me një vlerë prej 1 milion denarë, ndërsa tashmë është formuar edhe komision që do të merret me këta ndihma. /Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja