Për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ''Tortura'' do të gjykohet edhe Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Maqedoni.

Kjo lëndë është hapur për dhunë ndaj kryetarit të partisë ''Të bashkuar për Maqedoninë'' Ljube Boshkoski, ish-zyrtarë shtetëror, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Përveç Mijallkovit, do të gjykohen edhe gjashtë ish-pjesëtarë të njesitit ''Alfa'' për dhunë të organizuar gjatë arrestimit, për dyshimet e ngritura ndaj Boshkoskit, për financim jo-ligjor të fushatës për zgjedhjet e vitit 2011.

Gjykimi për këtë lëndë duhet të nis më 23 mars ndërsa pjesmarrës do të jetë edhe PSP-ja. /Telegrafi/