Edhe kompania “24 Yjet” njofton për ndërprerjen e linjave

“24 Yjet” ka pezulluar të gjitha linjat urbane për shkak se siç njofton kjo kompani, nuk janë paguar nga muaji maj, dhe kjo e ka vështirësuar tej mase punën për operim të rregullt, thuhet në njoftim.
Në një postim në FB, kjo kompani thotë kanë “mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojmë se nga nesër me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të ndërpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjën nr 20”.
“Ne kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët udhëtojnë me kompaninë tonë, por përgjegjësia për këtë situatë nuk është e jona”, vijon njoftimi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































