Ashtu si Nora Gjakova, edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar finalen.

Dy xhudistet kosovare po marrin pjesë në Grand Prixin e Tunizisë.


Krasniqi është në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja jonë në gjysmëfinale mposhti sllovenen Anja Stangar.

Për Distrian, medalja e argjendtë tani është siguruar por ajo do të luftojë që ta fitojë të artën. /Telegrafi/

telegrafi sport app