Edhe me çajin e gjelbër duhet të jeni të kujdesshëm
Çaji i gjelbër është i njohur për të mirat e shumta shëndetësore, për çka edhe shpesh përdoret në formë ekstrakti, tabletash apo kapsulash.
Megjithatë, madje edhe aq i dobishëm dhe i shërueshëm mund të ketë disa efekte anësore, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm me konsumimin, posaçërisht në sasi të mëdha, transmeton Telegrafi.
PËR
Çaji i gjelbër është i pasur me shumë nutrienë vitalë, të cilët avancojnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të organizmit.
Është i pasur me polifenole, të cilat kanë veprim kundërinflamator dhe antikancerogjenë, ndërkaq përmban edhe sasi të mëdha katehine, e cila quhet EGCG dhe është një ndër materiet më të fuqishme në çajin e gjelbër.
Katehinet janë antioksidans natyralë të cilat zvogëlojnë sasinë e radikaleve të lira në organizëm dhe mbrojnë qelizat dhe molekulat nga dëmtimet.
Një ndër të mirat e rëndësishme të kësaj pijeje është ajo që mbron shëndetin e zemrës dhe zvogëlon rrezikun nga diabeti 2.
KUNDËR
Me konsumimin e çajit të gjelbër dhe suplementeve me bazë të çajit të gjelbër duhet të jeni të kujdesshëm posaçërisht nëse merret në sasi të mëdha.
Në atë rast gjithsesi do të duhej të kërkoni këshillën e mjekut, sepse çaji i gjelbër mund të ketë disa efekte anësore.
E para, femrat do të duhej të shmangnin konsumimin e çajit të gjelbër gjatë shtatzënisë dhe kohës kur ushqen foshnjën me gji, sepse kafeina nga çaji i gjelbër kalon në qumështin e nënës dhe mund të shkaktojë probleme me gjumin te foshnjat.
Veç kësaj, çaji i gjelbër mund të shtojë rrezikun për defekte të lindura që kanë të bëjnë me mungesën e thartirës folike, sepse konsumimi i shpeshtë ndikon në zvogëlimin e përqendrimit të thartirës folike në organizëm, madje tri studime kanë treguar që çaji i gjelbër shton rrezikun për defekte të gypave neuralë dhe shfaqjen spinës bifide te fryti.
Çaji i gjelbër mund të stimulojë edhe tajitje të tepërt të thartirës së lukthit, kështu që personat me lukth të ndjeshëm dhe ata të cilët janë të prirë ndaj problemeve me lukthin duhet të përkufizojnë konsumimin e çajit të gjelbër të dëshirojnë të shmangin pasojat e pakëndshme siç janë djegësira, diarreja dhe humbja e apetitit.
Pikërisht për shkak të kafeinës të cilën e përmban çaji te disa njerëz mund të shkaktojë dhembje koke dhe të veprojë si shkaktar i sulmeve të migrenës.
Ekstraktet e çajit të gjelbër për shkak të sasisë së madhe të kafeinës te disa persona mund të shkaktojë pagjumësi, të vështirësojë gjumin apo të shkaktojë zgjime të shpeshta natën dhe nervozizëm apo acarim.
Duke pasur parasysh që tanini në çaj nxit tajitje të thartirës në trup dhe mund të shkaktojë të krupë dhe të vjella, mjekët shpesh këshillojnë pacientët që kanë të thatin në lukth apo në zorrën dymbëdhjetëgishtore që të mos e pinë.
Sasitë e mëdha të çajit të gjelbër mund të çojnë edhe deri në mungesën e hekurit në organizëm, sepse tanini pengon asimilimin e lukthit dhe të zorrëve.
Ekziston edhe një rrezik për shtatzënat që ka të bëjë me pirjen e çajit të gjelbër për çka, është i dobishëm, katehini EGCG pengon rritjen e frytit në mitrën e nënës, gjë që për pasojë mund të ketë lindje të parakohshme, lindje të fëmijës me peshë të vogël, madje edhe vdekjen.
Për këtë shkak nuk duhet dhënë assesi fëmijëve të vegjël: sepse mund të pengojë rritjen e tyre të drejtë.
Disa hulumtime kanë treguar që polifenolet, të cilat, nga njëra anë, kanë rol mbrojtës për zemrën dhe mbrojnë nga kanceri, në sasi të tepërta mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë dhe të veshkave.
Shumë hulumtime kanë treguar që konsumimi i tepërt i çajit të gjelbër mund të ndikojë në punën e gjëndrës tiroide.
Hulumtimi i bërë në vitin 2013 ka treguar që katehinet nga çaji i gjelbër mund të pengojnë të tajitë hormoni i gjëndrës tiroide dhe do të shkaktojë zmadhimin e saj.
Të sëmurët dhe ata të cilët marrin ilaçe do të duhej të konsultohen me mjekun para marrjes së sasive të mëdha të çajit të gjelbër për shkak që ai mund të shkaktojë probleme nëse konsumohet njëkohësisht me stimulanset, hormonet, antibiotikët, ilaçet kundër ngjizjes së gjakut, disa barnave kundër astmës apo cilindo ilaç i cili paraqet rrezik për shëndetin e mëlçisë.
Pos kësaj, çaji i gjelbër, posaçërisht në sasi të mëdha, mund të përkeqësojë gjendjen te diarreja, glaukoma dhe çrregullimi i gjakrrjedhjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!