Vetura më e fundit e BMW 5 Series për herë të ofrohet në variantin tërësisht elektrik me formën e BMW i5 të ri. Ajo do ofrohet si rival i Mercedes EQE, Tesla Model S dhe Genesis Electrified G80 në sektorin e veturave luksoze tërësisht elektrike.
BMW e solli i5-shin në Goodwood Festival of Speed për një paraqitje publike në mënyrë që vizitorët të mund ta shohin atë në veprim. Ashtu si seria e rregullt e BMW 5 po ashtu edhe i5 do të dalin në shitje gjatë muajit tetor. Një version më praktik “Touring” i secilës makinë do t’i bashkohet gamës në vitin 2024.
Në krye të gamës i5 do të jetë i5 eDrive40 me ngasje në rrotat e pasme me një çmim prej afro 85,300 euro (73,200 funte). Ka një motor të vetëm elektrik të vendosur në pjesën e pasme me 317 kuaj fuqi dhe 430 njuton metër fuqi rrotulluese, raporton Auto Express, përcjell Telegrafi.
Fuqia vije nga një bateri me kapacitet prej 81.2kWh, për të cilën BMW thotë se është e mjaftueshme për arritjen e shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në 6 sekonda, dhe me një rreze të vozitjes prej 476 kilometrave deri në 582 kilometra, por kjo varet tek specifikat. Mund të karikohet me një kapacitet prej 250kW, duke mundësuar kështu një karikim prej 10 deri në 80 për qind në vetëm brenda gjysmë ore.
Modeli kryesor i të gjithë gamës së Serisë 5 – të paktën, derisa divizioni M i BMW të dalë me M5 hibrid të pritshëm – do të jetë i5 M60 xDrive. Siç sugjeron emri i tij, ai ka një motor në çdo aks për lëvizje me katër rrota dhe një fuqi të kombinuar prej 584 kuaj fuqi dhe 820 njuton metër fuqi rrotulluese.
Koha e arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh është 3.8 sekonda, teksa ka një shpejtësi maksimale prej 230kMh, por pasi kjo shpejtësi kombinohet me kapacitetin e njëjtë të baterisë sikurse eDrive40, rrezja e vozitjes bie në mes të 455 dhe 516 kilometra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
BMW X8 po vjen!

Mercedes konfirmon planet për një gjeneratë të re S-Class

Sedan Elektrik i ri Jaguar Type 00 është filmuar për herë të parë në rrugët publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës