LAJMI I FUNDIT:

Edhe BFI është kundër Ligjit për evidencë amë dhe Ligjit për barazi gjinore

Edhe BFI është kundër Ligjit për evidencë amë dhe Ligjit për barazi gjinore

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së njofton se është kundër miratimit të ligjeve për barazinë gjinore dhe për evidencë amë dhe se qëndrimi i saj në lidhje me ligjet e diskutueshme, të cilat kanë hapur debat në opinion, është “para se gjithash mbrojtja e vlerave tradicionale familjare”.

Nga BFI thonë se edhe më herët kanë dalë me qëndrim për mbështetjen e vendimit të të gjithë krerëve të komuniteteve fetare në vend, i cili erdhi si rezultat i mbledhjes së përbashkët të 7 majit të këtij viti, gjatë së cilës u theksua se ligjet në fjalë janë në kundërshtim me parimet fetare dhe nuk do të mbështeten.

“Mbrojtja e familjes dhe e gjenit të njeriut është një parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse është thelbi i një shoqërie të shëndoshë. Historikisht, në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, BFI do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombëtare, fetare, morale dhe shpirtërore, sepse mbrojtja e këtyre vlerave është detyrim fetar për të mbrojtur shoqërinë njerëzore. Çdo iniciativë, çdo ide apo parim ligjor që është në kundërshtim me natyrën njerëzore është i papranueshëm për BFI-në. Sipas informacioneve që kemi, ligjet kontraverse në Kuvend janë tërhequr nga procedurat e mëtutjeshme dhe për këtë e përgëzojmë Qeverinë për një hap të tillë”, thuhet në njoftimin e BFI-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori