Si kryeqytet i një prej superfuqive të botës, edhe në Moskë janë zhvilluar lojëra mizore spiunuese.
“Rusia përtej titujve” hartoi një listë të vendeve kyçe ku KGB-ja dhe CIA u përleshën në Moskë.
Hoteli Pekin
Ky kompleks i famshëm mbresëlënës që bashkon hotelin dhe restorantin, u ndërtua në epokën e Stalinit. Prej kohësh dihet se ai ishte nën kontrollin e KGB-së dhe se shumica e kamerierëve dhe shefave të dhomës ishin agjentë të KGB-së, dhe se në dhomat e hotelit dhe restorant u vendosën pajisje përgjimi. Në këtë hotel kishin qëndruar agjentë nga qytete të tjera sovjetike që kishin ardhur për të vizituar Moskën.
Kështu, nga viti 1961 deri 1962, aty qëndroi spiuni britanik Greville Wynne dhe u takua me kolonelin Oleg Penjkovski nga Administrata kryesore e Inteligjencës (GRU), i cili ishte njëherësh edhe agjent i CIA-s.
Historia e Penjkovskit mbahet mend si “kolonel i tre shërbimeve të inteligjencës”: sovjetike, amerikane dhe britanike.
Penjkovski në këtë hotel zakonisht i dorëzonte Wynne fotografitë e dokumenteve sekrete rreth armëve sovjetike, një total prej 5,000, dhe merrte detyra të reja, para dhe dhurata.
Moli Maksim Gorki nr. 36
Penjkovski jetonte në ndërtesën me numër 36 te moli Maksim Gorki. Agjentët e KGB-së filluan ta ndiqnin atë në vitin 1963. Një aparat i vogël u vendos në ballkonin mbi apartamentin e tij dhe pamjet e tij treguan se Penjkovski fotografonte dokumente sekrete përpara dritares me kamerën e tij kompakte. Po atë vit ai u arrestua dhe u dënua me vdekje.
Ura Krasnolushki
Kjo vendndodhje në jugperëndim të Moskës ishte një takim i agjentëve të CIA-s dhe bashkëpunëtorëve të Ministrisë së Jashtme të BRSS, Aleksandër Ogorodnjic, të cilin amerikanët e rekrutuan derisa ishte duke punuar në Kolumbi, në vitin 1974. Informacionet sekrete midis Ogorodnjic dhe CIA shkëmbeheshin në kontejnerë të veçantë, të kamufluar si gurë ose grila, të cilët i fshihnin në kolonat e urës.
Më pas, KGB-ja mori kujdesin e veçantë për CIA-n që të mos dinte për vdekjen e tij, për të vazhduar lojën. Kjo është arsyeja pse ishte e mundur që më 15 korrik 1977, një punonjës i ambasadës amerikane, agjentja e CIA-s, Martha Peterson u përpoq të lë një kontejner të ri për Ogorodnjic, në urën Krasnolushki. Ajo u arrestua dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik të nesërmen.
Stacioni hekurudhor “Severjanjin”
Në vitin 1985, KGB-ja përcolli agjentin e CIA-s, Paul Zalucky, duke fshehur një kontejner në formë guri pranë stacionit hekurudhor Severjanjin, në linjën Moskë-Yaroslavl.
Pak javë më vonë operativët sovjetikë arrestuan Leonid Poleshchuk, një bashkëpunëtor i KGB-së dhe agjent i CIA-s, gjatë përpjekjes për të marrë dërgesën. Doli se Poleshchuk u dha informacion amerikanëve rreth agjentëve sovjetikë në Nepal dhe Nigeri.
Çfarë ishte në dërgesë? 25.000 rubla, që ishin para të mëdha në atë kohë dhe ishin të mjaftueshme për të blerë katër makina të reja. Ishte honorari i Poleshchukut, i cili kurrë nuk arriti ta shijojë, pasi ai u ekzekutua në vitin 1986.
Katedralja Shën Vasili Blazhen
Do të ishte logjike që një vend i tillë, në Sheshin e Kuq, në zemër të Moskës, vështirë se mund të ishte i përshtatshëm për operacione sekrete të CIA-s. Dhe ishte. Shkallët e mbyllura në katin e dytë ishin një vend ideal për dorëzimin e porosive. Përveç kësaj, diplomatët e huaj që do të dilnin jashtë qendrës së Moskës mund të shkaktonin vetëm dyshime.
Në vitin 1985, koloneli i KGB-së, Oleg Gordievski, i cili kishte qenë spiun britanik për 11 vjet, po përgatitej të shpëtonte nga BRSS.
Ai pranoi të takohej me një agjent të huaj në Katedralen e Shën Vasili Blazhen. Megjithatë, ai e gjeti katedralen të mbyllur. Doli se agjentët sovjetikë po e përcillnin. Por ai arriti të lirohej dhe me shumë telashe iku në Britani të Madhe. Sovjetët e dënuan me vdekje në mungesë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles