LAJMI I FUNDIT:

Edhe AAK pro dërgimit të FSK-së në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë

Edhe AAK pro dërgimit të FSK-së në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë
Foto: Arkiv

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të votojë pro dërgimit të ekipeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK-së, transmeton Telegrafi.

“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA. Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm”, ka thënë ai në një postim në Facebook.


Dërgimin e ekipeve të FSK-së në Misionet Paqeruajtëse e ka mbështetur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse. Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori