“Leximi i një libri me tregime nga Edgar Poe kërkon vullnetin e lexuesit për ta pranuar të tmerrshmen dhe të mrekullueshmen ta ngjethë dhe që edhe në kohë të nxehtë t’i kujtojë se dimri nuk pyet për kufij stinësh”. – Charles Baudelaire
Poe është shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike-shkencore. Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, gjë që i solli një jetë dhe një karrierë me shumë vështirësi financiare. Cilësohet si një tragjedi e gjallë. Jeta e tij ishte shtrëngatë e ngjarjeve të pafata, të cilat frymëzuan edhe disa nga shkrimet e tij më gotike, romantike e të errëta.
Trishtimet më të mëdha të tij janë:
– Jetim: I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i aktorëve Eliza dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore.
– I papërkrahur: Teksa Poe jetonte në familjen birësuese Allan, patriarku John Allan, një tregtar skocez, e nënvlerësonte në të gjitha mënyrat emocionale dhe financiare. Ai madje nuk u adoptua kurrë legalisht. Në kohën kur Poe shkonte në shkollë, babai i tij birësues nuk i dha kurrë para të mjaftueshme apo mbështetje dhe shumë shpejt Edgari u detyrua të niste kumarin. Edhe pse John Allan kishte trashëguar para të shumta nga xhaxhai i tij, paratë që i çonte Poesë për veshje ishin të shënuara si borxh. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Poesë, ai mori rrugën për t’u bërë shkrimtar i uritur.
– E dashura e parë martohet me një tjetër: Përpara se Poe të shkonte në shkollë, ai u lidh me një vajzë të quajtur Sarah Royster, por kur ai u largua për në Universitetin e Virxhinias, vajza, e detyruar nga babai i saj i cili i shkatërroi të gjitha letrat e Poesë, u martua me një të pasur. Ata dukeshin të lumtur dhe kishin dy fëmijë, por në vitin 1844 bashkëshorti i saj vdes, duke i lënë familjes një pasuri prej 100 mijë dollarësh me kushtin që gruaja të mos rimartohej.
– Nëna birësuese vdes: Gjatë kohës kur babai birësues nuk i kthente asnjë nga letrat që Poe i shkruante, Franceska, nëna birësuese e tij, u sëmur dhe vdiq në vitin 1829. Shkrimtari nuk u lajmërua për këtë fakt dhe as për varrimin. Vdekjen e saj ai e mori vesh rastësisht kur shkoi për vizitë.
– I mohuar: John Allan u martua përsëri dhe vazhdoi jetën e tij, duke e shpërfillur plotësisht Poenë. Kur gruaja e tij zbuloi se Allan kishte fëmijë jashtëmartesor, ajo kërkoni që Johni ta mohonte djalin. Kështu ndodhi: e gjithë trashëgimia e tij i kaloi fëmijëve të ligjshëm, ku Poe nuk bënte pjesë, pasi nuk ishte birësuar kurrë.
– Vëllai i vdes nga alkooli: Pasi Poe u mohua nga familja e tij e dytë, ai u përpoq të lidhej me të afërmit e tij të familjes biologjike dhe me vëllain e tij Henry. Ky i fundit, për fat të keq, kishte vdekur nga problemet me alkoolin. Alkooli ishte një shqetësim dhe i Poesë, prej të cilit kishte humbur shumë shpesh punën.
– Gruaja e parë i vdes nga tuberkulozi: Gjatë kohës kur ai u kthye tek të afërmit, dashurohet pas Virginias, kushërirës së tij 13-vjeçare. Ata u martuan në mënyrë të fshehtë në Baltimor, duke gënjyer për moshën e vajzës. Poe atë kohë ishte 26 vjeç dhe ceremoninë e dasmës e bën pasi shkrimtari arriti të siguronte disa para nga shkrimet e tij. Fatkeqësisht, teksa një ditë Virginia këndonte dhe luante piano, zbuloi se kishte tuberkuloz. Vdiq kohë më pas, duke e lënë Poenë e dëshpëruar.
– Romanca të dështuara: Pas humbjes së Virginias, Poe ndihej bosh dhe këtë boshllëk vendosi ta mbushte me alkool dhe femra të tjera. U fejua me poeten Sarah Whitman, fejesë që u prish prej teprimit me alkoolin nga ana e Poesë. Pas kësaj ai i hodhi sytë nga e dashura e tij e shkollës së mesme, me të cilën u fejua, por nuk arriti të martohej, pasi jeta e tij u shua.
– Një vdekje mizore: Arsyeja e vdekjes së tij nuk dihet, por ka ndikuar alkooli, kolera, droga, sëmundjet e zemrës, epilepsia, tuberkulozi dhe faktorë të tjerë. Ai u gjet në rrugët e Baltimorit i çmendur dhe i veshur keq. Një kalimtar e dërgoi në spital, ku edhe vdiq. Fjalët e tij të fundit thuhet se kanë qenë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të varfër!”
– I poshtëruar nga rivali i tij në letërsi: Sikur të mos mjaftonte jeta e vuajtur dhe vdekja mizore e Poesë, rivali i tij në letërsi vazhdoi ta poshtëronte edhe pas vdekjes, për shkak se Poe kishte shkruar disa kritika të ashpra për të. Rivali Rufus Grisuord shkroi nekrologjinë dhe biografinë e parë të Poesë, të cilat i mbushi me gënjeshtra dhe poshtërime. Ai e quajti atë një pijanec, të droguar, feminist dhe njeri të pamoralshëm i cili nuk kishte asnjë mik. Biografia e ashpër që rivali i bëri atij, rezultoi se kishte dhe anën e saj pozitive, pasi veprat e Poesë filluan të shiteshin dhe të lexoheshin më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?

SONTE

A…

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri