Ederson në stilin e mesfushorit kreativ, bën asistimin e katërt këtë sezon në Ligën Premier

Portieri i Manchester Cityt, Ederson Moraes ka vazhduar me asistime këtë edicion të Ligës Premier, duke arritur në katër numrin e tyre.
Manchester City ka fituar me rikthim dhe rezultat të thellë 5-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.
Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Kevin de Bruyne (32’), Omar Marmoush (36’), Mateo Kovacic (47’), James McAtee (56’) dhe Nico O’Reilly (79’).
Megjithatë, goli më i veçantë i ndeshjes padyshim se ishte i katërti për Cityn i shënuar nga anglezi i talentuar, McAtee.
James McAtee what a goal ARE YOU MAD !!! Ederson crazy assist as well 4-2 man city !!! pic.twitter.com/gE5UzfqGOq
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) April 12, 2025
Ky gol u asistua nga portieri Ederson, i cili me një top të gjatë e vendosi anglezin të vetëm me portierin kundërshtar dhe ky i fundit nuk dështoi për 2-4.
Me këtë asistim, Ederson shkon në kuotën e katër asistimeve këtë sezon në Ligën Premier, teksa në përgjithësi ka shtatë asistime, duke mbajtur rekordin e më shumë asistimeve në histori nga një portier në top pesë ligat evropiane. /Telegrafi/














































