Zhvillimet në popullsinë e Shqipërisë janë më të rënda se skenarët me pesimistë të INSTAT dhe Kombeve të Bashkuara.
Vitin e kaluar zyrtarisht lindën 22,210 foshnja, teksa skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në të njëjtin vit të lindnin 27,281 foshnja. Krahasimi i të dhënave tregon se në realitet kanë lindur 5070 bebe ose 18.5% më pak se skenari më pesimist me 2023.
Në projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë së Shqipërisë deri në vitin 2100 pritej që lindjet me 2023 të ishin mbi 28 mijë, por në realitet ato ishin 22 për qind më të ulëta.
Sipas OKB-së popullsia e Shqipërisë do të jetë rreth 1,1 milionë banorë deri në vitin 2100, por duke qenë se ecuria e lindjeve ka vijuar të ketë më keq se projeksionet ka të ngjarë që popullsia e përgjithshme e vendit të jetë më e ulët se çdo parashikim i bërë deri më tani.
Ekspertët e popullsisë kur bënë parashikimet në INSTAT ndërtuan projeksionet bazuar mbi pritshmëritë e lindjeve dhe vdekjeve, por treguesi që doli jashtë kontrollit është emigracioni.
Projeksionet janë ndërtuar mbi një cikël konstant emigracioni, por zhvillimet reale treguan se në dekadën e fundit ikjet jashtë vendit u intensifikuan sidomos në grupet e reja në moshë. Emigracioni neto është thelluar vitet e fundit, duke treguar gjithnjë e më shumë persona ikin se kthehen.
Qarqet e Veriut po pësojnë zbrazjen më të shpejtë vitet e fundit të prekura nga tkurrja e dyfishtë e popullsisë që vjen nga migrimit e brendshëm dhe i jashtëm.
Që nga viti 1945, qeveritë në Shqipëri kanë bërë regjistrime të rregullta të popullsisë (cense) të paktën një herë në 10 vjet, përveçse vitet e fundit. Censi i vitit 2020, që fillimisht u shty për rreth tre vite dhe tani të dhënat e para nuk do të jenë të disponueshme para qershorit 2024.
Grupet e interesit, si partitë politike, qeveria, komuniteti i biznesit dhe bota akademike i kanë emergjente të dhënat mbi popullsinë dhe banesat, pasi tranzicioni demografik është bërë shumë i ashpër nga emigracioni masiv. Politikat e zhvillimit po rezultojnë problematike nga të dhënat e pasakta mbi kapitalin human.
Nevojën më të madhe për të mësuar shifrën reale të popullsisë në vend e ka qeveria, e cila, në dekadën e fundit i ka përqendruar investimet në infrastrukturën rrugore në zonat periferike të vendit, duke lënë qendrën e vendit ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë pa investime.
E njëjta situatë po ndodh edhe në sektorin e arsimit. Qeveria ka hapur shkolla dhe universitete në qarqe, të cilat po mbyllen për mungesë të nxënësve. E njëjta situatë edhe me investimet në shëndetësi. Duke mos pasur të dhëna të sakta për popullsinë, qeveria ka bërë shpërndarje të padrejtë të investimeve dhe politikave zhvillimore.
Në situatë të ngjashme janë edhe bizneset. Në një kohë që vendi po përjeton emigracion masiv, Shqipëria, sidomos Tirana, është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja. Një nga metodat e INSTAT (rishikimi vjetor i popullsisë) evidenton se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7.5% e popullsisë së vendit ose 213,748 persona. Ndërkohë sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në Tiranë ka arritur një nivel rekord në vitet e fundit, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët