Shqipëria pritet të vaksinojë 60 për qind deri 70 për qind të popullsisë së rritur deri në fund të vitit 2022, kështu thotë Njësia e Inteligjentes e The Economist.
Shumica e vendeve edhe ato të zhvilluara pritet ta krijojnë imunitetin e tufës në fund të këtij viti. Economist Inteligjence Unit (EIU) e bëri përllogaritjen duke marrë në konsideratë kriteret që përfshijnë marrëveshjet e furnizimit, kufizimet në prodhim, madhësinë e popullsisë dhe disponueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor, etj.
Vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore pritet të krijojnë imunitetin e tufës gjatë këtij viti, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër ku përfshihet Kanadaja, Rusia dhe vendet e Amerikës latine, Zelanda e Re, Australia dhe Afrika e Jugut pritet të krijojnë imunitetin e tufës përgjatë mesit të 2022.
Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria si dhe një pjesë e vendeve të Azisë qendrore dhe Afrikës dhe Amerikës Latine do të përfundojnë vaksinimin në fund të vitit 2022. Në fund, përgjatë vitit 2023 do të përfundojë procesi i vaksinimit për vendet e Afrikës, disa vendeve të Azisë dhe Amerikës Latinë.
Me datën 22 janar, Pfizer raportoi si kishte nënshkruar me nismën COVAX marrëveshjen e furnizimit për 40 milionë doza që do të shpërndahen në 92 vende në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria me 2021.
“Dozat e para pritet të dorëzohen në tremujorin e parë të vitit 2021, në varësi të negociatave dhe ekzekutimit të marrëveshjeve të furnizimit nën strukturën e Fasilitetit COVAX me një çmim jo fitimprurës”, njoftoi zyrtarisht Pfizer.
Aktualisht janë duke u zhvilluar 50 vaksina për të luftuar COVID-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por vetëm 12 kanë kaluar fazën e tretë dhe përfundimtare të testimit në njerëz po jo të gjitha janë miratuar nga autoritet BE dhe SHBA për përdorim.
Në fillim të vitit 2021, tre vaksina, nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca – Universiteti Oxford, nisën të shpërndahen në vendet e zhvilluara. Ndërkohë, vaksinat kineze dhe ruse po shpërndahen si brenda vendit ashtu edhe në vendet në zhvillim si Egjipti, përmes marrëveshjeve dypalëshe diplomatike. Kjo do sjellë të ashtuquajturën diplomaci vaksinash, me Rusinë dhe Kinën që përpiqen të forcojnë statusin e tyre botëror përmes shpërndarjes së vaksinave.
Më në fund, disa vende të tjera me të ardhura të mesme dhe vendet më të ardhura të ulëta do të mbështeten në COVAX, një iniciativë e udhëhequr nga OBSH që synon të sigurojë 6 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Dy miliardë dozat e para do të jepen në 2021, kryesisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor (doza COVAX do të mbulojë vetëm deri në 20 për qind të popullsisë së secilit vend). Sidoqoftë, furnizimet e COVAX mund të jenë të ngadalta, veçanërisht nëse vonesat në prodhimin dhe shpërndarjen në vendet më të pasura shtyjnë datat e dorëzimit për vendet e varfra. Në këto vende në zhvillim, mbulimi i masiv i vaksinimit nuk do të arrihet para vitit 2023, apo mund të mos ndodhë ndonjëherë.
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë prodhuese të vaksinës Pfizer, për 500 mijë doza, por që pritet të vijnë në vend nga vjeshta e këtij viti. Numri i të vaksinuarve deri tani është minimal, kryesisht tek personeli shëndetësor. Më mirë në rajon po ecën Serbia, që deri tani ka vaksinuar gati 500 mijë persona. Përveçse me kompanitë prodhuese Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për marrjen e vaksinave nga këto dy shtete. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova