Vetëdijësimi për përfshirjen gjinore dhe sociale, është qëllimi i fushatës të organizuar nga Eco KosWomen nëpër qytete të Kosovës. Së fundi aktivitetet e tyre janë realizuar edhe në komunën e Ferizaj ku në institucionin e komunës janë vendosur maketa me mbishkrime dhe mesazhe për fuqizim ekonomik të gruas.
Komuna e Ferizajt edhe në të kaluarën ka marrë hapa konkret për fuqizim të gruas në zhvillim ekonomik, në vendimmarrje institucionale e të tjera.
Organizimi në Ferizaj ishte tema qendrore për promovimin e gruas dhe fuqizimin e saj andaj kjo fushatë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së diversitetit dhe përfshirjes sociale, si dhe për të krijuar mundësi konkrete për gratë që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në shoqëri.
Sipas organizatorëve kjo fushatë ka për qëllim të theksojë rolin e rëndësishëm të grave në zhvillimin e shoqërisë, duke përçuar mesazhe të fuqishme si: “Një grua e fuqishme mbështet një grua tjetër” dhe “Barazia, gjithëpërfshirja janë çelësi i suksesit”.
Shpresa Gosalci, nga EKW tha se mesazhet e shpalosura përmes kësaj iniciative duke bërë thirrje për veprim dhe duke nënvizuar se mbështetja e barazisë gjinore është një faktor kyç në ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.
“Gratë kudo që janë meritojnë mundësi të barabarta. Mesazhet që shpalosim përmesa tabelave tona në këtë event në Prishtinë por edhe në qytete tjera, janë një thirrje për veprim. Temat kyqe që po promovojmë përmes kësaj iniciative, fuqizimi i grave në bujqësi dhe roli i tyre në vendimmarrje.”, u shpreh ajo.
Lexo edhe: T’i mbështesim gratë në agrobiznes – Thirrje nga EcoKosWomen – Telegrafi – Telegrafi
Kjo fushatë është duke u realizuar nëpër Komunat e Kosovës në kuadër të projektit EREA, i cili mbështetet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.
Ndërkohë Komuna e Ferizajt, ka njoftuar se shumë shpejt pritet të miratohet Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore, si mjet kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore.
Tashmë në këtë komunë është mbajtur edhe një konsultim publik me një grup të ngushtë të interesit për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026. Në këtë konsultim zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut Besa Çarkaxhiu-Bibaj, ka thënë se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 është përgatitur nga Komuna e Ferizajt, si mjeti kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore.
Ajo tutje është shprehur se ky plan është përgatitur përmes një procesi ndërveprues dhe gjithëpërfshirës, në bashkëpunim dhe konsultim me institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile, Grupin e Grave Asambleiste, organizatat ndërkombëtare, Kuvendin Komunal dhe me zërat e banoreve dhe banorëve të Komunës së Ferizajt.
“Në këtë takim ishte prezente edhe Monika Kocaqi, Konsulente ndërkombëtare, e cila ka thënë se këtë plan e kanë mbështetur edhe UN Women në Kosovë në kuadër të zbatimit të projektit “Gender Equality Facility” (GEF) me fonde të Bashkimit Evropian. E nga ana tjetër, Mimoza Sojeva-Pajaziti-kryetarë e Grupit të Grave të Kuvendit të Komunës, është shprehur se një plan i tillë i ka munguar Ferizajt, ndërkaq i ka përgëzuar ekipin punues në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin tone”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e komunës së Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler