Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit.

Kjo sponzorizim vlen në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.


Ky lajm ka gëzuar jo pak njrëz që merren me sportin dhe e menaxhojnë atë.

I pari që iu gëzua këtij lajmi ishte i pari i FBK-së, Erolld Belegu, i cili fton bizneset në sponzorizim të sportit.

“Sot nga Ministri i MKRS Kujtim Gashi është nënshkruar rregullorja që rregullon procedurat e zbatimit të ligjit për sponzorizime dhe donacione në sport dhe kulturë. Ky është hapi më i rëndësishëm që ka bërë Qeveria e Kosovës në periudhën e pas luftës”.

“Me anë të këtij ligjit ju mundësohet bizneseve të cilat ndihmojnë sportin dhe kulturën të përfitojnë nga lehtësirat tatimore deri në 30%. Kjo dmth që psh. bizneset që duhet të paguajnë 100.000 € tatim tani deri 30.000€ mund të e përkrahin Federatën e basketbollit të Kosovës e vlerën e mbetur prej 70.000€ paguajnë ne ATK”.

“Jam thellësisht i bindur që ky është momenti që sportin dhe kulturën në Kosovë do ta transformojë tërësisht. Urime”, ka shkuar Belegu.

Edhe klubet të lumtura

Klubet e sportit kanë hasur në shumë vështirësi në vitet e fundit që të mbledhin fonde për ta mbajtur gjallë sportin.

Njëri ndër ta është edhe klubi FC Prishtina Futsal, që ka filluar të funksionojë në vitet e fundit.

Drejtori i klubit, Fatos Dili, fton të gjithë ata që kanë dhuruar për klub të vazhdojnë ta bëjnë pasi tani e kanë shumë më të lehtë, shkruan Telegrafi.

“Nëse deri sot e keni përkrahur FC Prishtina Futsal vetëm nga dëshira dhe vullneti juaj i mirë që keni treguar, ne vetëm ju kemi falënderuar dhe me sukseset tona ju kemi bërë edhe juve pjesë të gëzimeve dhe të arriturave sportive”.

24301372 10155854758199898 7910314450824725812 n FC Prishtina futsall, një prej klubeve më të organizuara në këtë sport

“Mirëpo nga sot me nënshkrimin e rregullores për sponzorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju do të keni mundësi që nga pagesa e tatimit në fitim të ndani 30 % të kësaj shume për klubin e kryeqytetit në futsall”, ka thënë ai.

Klubet e sportit janë ato që iu janë gëzuar më shumë nënshkrimit të kësaj rregulloreje.

Gashi: Ligji i ri do ta ringjallë sportin, 20 milionë euro do të futen në sport

Fatmir Gashi, dikur kryetari i FBK-së dhe gjithmonë i afërt me sportin, ka komentuar nënshkrimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sipas Gashit i cili ka vite të tëra pranë sportit, ky hap do ta ringjall sportin dhe investimet do të jenë të mëdha.

23376390 2110489062507971 1211391210730164353 n Gashi ka vite të tëra që është pjesë e sportit dhe pranë sportit

“E përgëzoj ministrin për nënshkrimin. Ka një vit që qëndron aty. Ky ligj do ta ringjall sportin, pasi që 30 për qind e tatimit mund të jepet për sponzorizmin si në sport, rini dhe kulturë”.

“Kjo i bie në vlerë monetare diku 20 milionë euro dhe kjo shumë do të ketë vlerë të madhe për të gjitha sportet që komplet janë lënë pas dore. Edhe në shkollimin e trajnerëve dhe gjithçka rreth sportit”, ka thënë Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/  

telegrafi sport app