EC Ma Ndryshe shënon Ditën e Tokës në bashkëpunim me komunitetin shkollor në Vërmicë

EC Ma Ndryshe, të martën, ka shënuar Ditën e Tokës në bashkëpunim me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë.
Në këtë aktivitet, kjo organizatë ka dhuruar shportat për klasifikimin e mbeturinave me qëllim të ndërgjegjësimit të komunitetit shkollor për riciklimin dhe dobitë e tij.
“Në të njëjtën kohë bashkë me nxënësit është realizuar edhe një aksion simbolik i pastrimit të mjedisit”, thuhet në njoftimin e EC Ma Ndryshe.
Me këtë rast, kjo organizatë joqeveritare ka përkujtuar nevojën për angazhim të përbashkët dhe veprime më të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit si në Ditën e Tokës ashtu dhe çdo ditë tjetër, me qëllim të krijimit të kushteve për jetesë të shëndetshme edhe për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































