Komuna e Prizrenit në fillim të kësaj jave, në web faqen e saj zyrtare, ka njoftuar se me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe orientimit më të lehtë të vizitorëve të huaj, janë vendosur tabelat informuese që tregojnë drejtimin dhe largësinë e monumenteve kulturore apo institucioneve me rëndësi.
Projekti në fjalë është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, ndërsa tabelat janë vendosur në udhëkryqet kryesore të qytetit.
EC Ma Ndryshe konsideron se ky hap edhe pse shumë i vonshëm për Komunën e Prizrenit është një investim i duhur dhe i mirëseardhur.
Megjithatë, EC vëren se ky projekt ka një sërë gabimesh që duhet të adresohen:
Komunat e ndryshme të Kosovës gjatë viteve të fundit në raste të ndryshme kanë vendosur shenja për nevojat e tyre të promovimit dhe orientimit të vizitorëve. Fatkeqësisht, çështja e rregullimit të shenjëzimit të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e rregulluar deri vonë nga niveli qendror. Më 20 shtator të këtij viti është përmbyllur procesi i konsultimit publik për Draft – Udhëzimin Administrativ Nr.XX/2018 për specifikat e Shënjimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Vendeve Turistike të udhëhequr nga MKRS. Për këtë arsye EC konsideron se ky hap i Komunës së Prizrenit ka qenë i ngutshëm dhe paraqet shpenzim të paarsyeshëm të parasë publike për një investim, i cili së shpejti duhet të zëvendësohet në mënyrë që t’i përshtatet standardeve të kërkuara.
Shenjat e vendosura kanë edhe gabime përmbajtjesore dhe teknike. Shumica e shenjave kanë gabime të mëdha drejtshkrimore, pastaj në raste të caktuara ka pasaktësi, derisa nganjëherë përkthimet joadekuate në gjuhët përkatëse paraqesin defekte serioze. Po ashtu ka edhe gabime në kalkulim të distancave nga lokacioni i vendosur deri tek destinacioni.
EC rekomandon që Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural t’i merr parasysh çështjet e ngritura dhe t’i adresojë në mënyrë prioritare.
Për më tepër, në qershor të këtij viti EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”, i cili merret me identifikimin e fenomenit të degradimit vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit përmes mungesës së shenjëzimit adekuat dhe reklamimit të pakontrolluar dhe zbatimit të ligjeve të aplikueshme. Hulumtimi në pjesën e rekomandimeve jep një sërë veprimesh që duhet të ndërmerren në këtë fushë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit