Ka vetëm pak gjëra që njerëzit e zakonshëm, që mëtojnë se e njohin kulturën shqiptare, nuk dinë për Nolin. Botimi i një njësie-vëllimesh në vitet e fundit të profesorit Nasho Jorgaqit kushtuar Nolit dhe përgatitja e një serie të para viteve ’90 nga Akademia e Shkencave, duhet ta ketë penguar disi studiuesen. Porse ndodhi ndryshe.
Në studimin “E vërteta për Nolin” nga studiuesja dhe gazetarja e politikës së jashtme të RTSH-së, Entela Komnino, është treguar se në fushën e studimeve kurrë nuk duhet thënë kurrë. Ajo jo thjesht ka qenë insistuese, por na ka përcjellë shqyrtimin për retorikën në një optikë shumë interesante. Mu në këtë lëmë, ajo ka ngritur të gjithë fabulën e vet, fillimisht si temë e studimeve dhe më pas produkt për këtë botim të këndshëm dhe me parametra të lartë studimi.
Fan Noli në librin e saj jepet përballë retorikës, artit të të folurit dhe në një proces që ajo e ka shqyrtuar tejet teknikisht me metodika moderne. Duket se në fushën e kërkimit për të ajo ka qenë mëdyshëse për qëllimin sepse edhe vetë titulli i librit është përcjellë si i gjetur pas një procesi të tërë të maturuar gjatë shkrimit të librit.
Duhet të sqarojmë se arti i të folurit është një nga handikapet më të mëdha të individit shqiptar ose homo albanicus. Por, kjo nuk mund të thuhet se nuk pasur përfaqësuesit e vet të shquar. Nga largësia e viteve në histori vjen zëri i Nolit, Fishtës, Gurakuqit dhe shumë të tjerëve. Veçse Noli dallon për dendurinë e investimeve të tij shumëplanëshe dhe prezantimin e tij qoftë në publicistikë, por edhe në jetën politike të vendit për një kohë të gjatë. Ai, me trashëgiminë e madhe që ka lënë, ka lënë një mundësi të madhe për shqyrtim në vështrime të ndryshme. Nga ana tjetër, Komnino ka gjetur shumë për të shqyrtuar por edhe për ta paraqitur retorikën e Nolit në dritën e metodikave të post ’90.
Është për t’u lavdëruar fakti që ajo nuk është trembur nga emrat të cilët janë marrë me Nolin, ndërsa ka shkuar përtej studiuesve, teksa është marrë me pjesën retorike, e cila ka pasur të bëjë me kontributin e tij fondin e publicistikës dhe ligjërimeve të tij që përbën dhe pjesën më përfaqësuese të Nolit.
Libri përcillet disi i vështirë për masën, por është tejet tërheqës për studiuesit, që duhet të pëlqejnë metodikat dhe qasjet e autores, që e ka formuluar qartësisht idenë e saj dhe e cila është konkretizuar në atë që ajo e quan Si e vërteta e Nolit, ose më saktë atë që autorja jonë e ka konsideruar si të tillë.
“Në punimin e doktoraturës unë kisha gjetur një përdorim të Nolit të së ashtuquajturës ‘dhanore etike’ ose ‘ndërtime partaktike’ siç e vërtetonte Fatmir Agalliu nga shqipja e vjetër. Trajta e shkurtër e përdorur për të vendosur afërsi në bisedë, i përgjigjej me njësi gjuhësore të posaçme në shqip funksionit global retorik të të ashtuquajturave ‘tropet e hyrjes’, ose të Fillimit (exordium) që mund të jetë proemium (hyrje në parim) përmes tërheqjes së vëmendjes, zgjimit të kuriozitetit dhe arritjes së dashamirësisë si dhe Insinuatio (përkedhelje). Shkelja e kësaj rruge që në doktoraturë më kishte lënë përshtypjen e një ‘mbetjeje’ në shqip të ndikimeve retorike nga kohërat kur shqipja më së paku jetonte me greqishten e vjetër e latinishten, u grumbullua si ortek me vetëm disa ngacmime gjuhësore mbi parimet retorike të krijimit sipas dukurive në veprën e Nolit”, përcakton autorja e pyetur për librin.
Duhet sqaruar se Noli mbetet jo thjesht autori më i njohur, por edhe më i lexuar dhe i prekur për kritikën dhe publicistikën shqiptare. Me kalimin e viteve, sidomos pas botimit të Mendimit filozofik në vitet pas ’90, shikimi i Nolit kishte nevojë për një objekt të ri, që të kërshëronte dhe të fuste logjikën në hulli të reja sepse ky personazh ishte kaq i veçantë për publikun. Porse për këtë vështrim duhej një metodikë e re dhe një artikulim ndryshe, një fakt që e ngërtheu autoren në futjen drejt strukturash retorike, të cilat në gjuhën shqipe shkonin me njësi gjuhësore e funksione gramatikore. Kjo është dhe e veçanta e autores tonë. Ajo ka shkuar përtej shqyrtimit të zakonshëm, duke i dhënë retorikës së tij, atribute mirëfilli shkencore.
“Gjetja e së vërtetës së dëshmuar nga vetë Noli për jetën e botëkuptimin e tij, i vazhdonte labirintet deri në ‘laboratorët’ e substancës së parë të treguar në historinë e botës, nga ku ‘ARSYE’-ja shqiptare rri më pranë tingëllisht e më plotë kuptimisht ‘ousia’-s greke (Parousia-reason) e përkthyer vetëm si ‘shkak’ në shekullin XII në latinisht, por si ‘substancë’ vazhdimisht. Prania e funksioneve retorike në funksionet gjuhësore të shqipes e tregon këtë të fundit më pranë mendimit se shenjave, gjë që shpjegon më tej mbijetesën e gjuhës sonë, përsa kohë është e lidhur më shumë me përcjelljen mendore se atë shenjore. Por për më tepër, edhe pse e tillë, fjalët e sotme shqipe krijojnë më shumë lidhje kuptimore e tingullore me shpjegime në të cilat bota ndalet deri tek rrënjët indoeuropiane, sanskritishtja ose greqishte e vjetër, duke hamendësuar kuptime që shqipja i ka ende e tinguj të përafërt.
Noli ka përcjellë këto kapacitete pa artikulimin që ne kemi gjetur me këto terma, për t’u bërë ‘shqiptar’ jashtë Shqipërisë, fillimisht në një fshat me të krishterë shqiptarë në Turqi, më pas në Athinë, Egjipt, SHBA dhe vetëm pak më shumë se 4 vjet në Shqipëri. Mbi këto kapacitete formimi vendosi me ndjeshmëri mbijetese publicistin shqiptar, fetarin themelues të kishës së pavarur shqiptare, ministrin e jashtëm e kryeministrin e Shqipërisë për pak kohë. Mënyra e hyrjes së tij në botën shqiptare referoi një model edhe të publicistëve të tjerë shqiptarë, kur publicistika mori përsipër gjithë funksionet e shtetit e kulturës më të sulmuar ndonjëherë dhe që për çudi, ia doli. Rezultimi i suksesshëm u kërkua me arsye retorike, nga ku edhe kjo arsye shkoi deri në fillimet e para të dëshmuara gjuhësisht të botës”.
Personaliteti i Nolit e përmbush të gjithë këtë shqyrtim qoftë edhe në kontributin që është bërë në shtypin e asaj kohe, por edhe në të gjithë disiplinat ku ka qenw kontributi i tij. Noli për shkak të atributeve nuk ishte thjesht krijues, por edhe interpretues dhe orator i shkallës sipërore. Përhapja e atributeve të tij i jepte një peshë dhe si përcjellës i mesazheve para publikut. Dhe, retorika e Nolit ishte në funksion të ideve por edhe të mendimit filozofik shqiptar të asaj kohe, që megjithëse nuk mund të thuhet se ka pasur lartësi të mëdha, sa i përket Nolit kap kulmet e veta dhe e bën retorikën që kanë ushtruar personalitete shqiptare, që të ketë dimensione të mira.
Autorja e librit, duhet përgëzuar se ka arritur të përcjellë në formën më moderne të duhur faktin se referimi i Fan Nolit është një model i duhur në kushtet e diskutimit mbarëshqiptar të vlerave shqipe, edhe pse kanë kaluar plot 100 vjet nga koha e shkrimeve të tij publicistike. Në një farë mënyre, ai na e ka treguar vetveten dhe është pjesë tek një kategori e atyre shqiptarëve që e shpëtuan Shqipërinë në fillim të shekullit XX dhe përcolli një trashëgimi të vyer. Puna e Komninos e vërteton këtë fakt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë mbi astronominë i Gjon Gazulit
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit