E verdha pastel hit në Instagram, padyshim ngjyra trendi e kësaj stine

Këtë pranverë, moda ka folur qartë – e verdha pastel është ngjyra e sezonit.
E butë, optimiste dhe një frymë e vërtetë pranverore, kjo ngjyrë është shfaqur në mënyrë të përsëritur në postimet e influencereve më të njohura në Instagram.
E verdha pastel sjell një ndjesi gëzimi pa qenë e zhurmshme.
Nuk është aq e fortë sa e verdha klasike, por mjaftueshëm e dukshme për të të bërë të dallohesh. Është perfekte për ata që duan të shtojnë ngjyra në stilin e tyre pa u larguar shumë nga tonet neutrale.
Kjo ngjyra po dominon nga influencere të shumta në Instagram, që siç duket do të jetë trend e stinës së pranverës.
Si ta përfshish në stilin tënd?
Fillo me diçka të vogël: Një çantë ose një shall në ngjyrë verdhë pastel është mënyra ideale për të testuar trendin.
Zgjidh veshje njëngjyrëshe: Një fustan pastel ose kostum i lehtë në këtë ngjyrë do të të bëjë të dukesh elegante dhe “in”.
Kombino me tone të ngrohta: E verdha pastel shkon mrekullisht me bezhë, kafe të hapur, bojëqielli apo edhe rozë të zbehtë. /Telegrafi/
















































