'E treta, e vërteta', u zgjodh kryeprokurori i ri i Maqedonisë

Pas dy dështimeve rradhazi që të votohet kryeprokurori i ri i Maqedonisë, në herën e tretë u arrit kuorumi dhe u votua Ljubomir Joveski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me gjithsej 61 vota ''për'' dhe një votë ''e përmbajtur'', Jovevski është pasues i Marko Zvërlevskit.
Joveski ka karierë të gjatë në punët e sferës penale. Mbi 15 vite përvojë si gjykatës, shtatë vite ka punuar në sferën e sanksioneve, e më shumë se 12 vite ka qenë edhe prokuror publik./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































