Kur ti nis të kesh tërheqje ndaj dikujt, trupi fillon që të të dërgojë sinjale të qarta. Toni i zërit tënd nis të ndryshojë, zmadhon sytë, duart djersitin dhe zemra nis të rrahë më fort. Jo gjithnjë je i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk duhet marrë si diçka e keqe.
Duke studiuar gjuhën e trupit, shkencëtarët dhe psikologët kanë nxjerrë pesë sinjalet më të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se ai që ke përballë të pëlqen, apo e kundërta, që ti e ke bërë për vete atë që ke përballë.
1. Ul dhe ngre tonin e zërit
Në një studim të bërë nga kolegji amerikan i “Reading”, në Pensilvani, kërkuesit u thanë 48 meshkujve dhe femrave të cilët analizoheshin ndërsa shikonin një të panjohur në foto, që të linin më pas një mesazh zanor. Kërkuesit zbuluan se nëse personi në foto konsiderohej nga shikuesi tërheqës, atëherë të intervistuarit kishin për tendencë që ta linin mesazhin me një zë më të thellë.
Një tjetër studim tregoi se disa femra përpara një mashkulli tërheqës kishin për tendencë që të prodhonin një zë më të mprehtë, duke e rritur tonin në vend që ta ulnin. Rezultati është se nëse të pëlqen dikush, atëherë ti përpiqesh që të ndryshon zërin, në mënyrë që ai të jetë sa më muzikal dhe të prekë kordat e fshehura të atij që të pëlqen.
2. Zmadhimi i formës së syve
Kur të pëlqen dikush, atëherë truri nis që të prodhojë dopaminë, substancë që veç të tjerash nis të zmadhojë edhe formën e syrit. Kjo ndodh sepse substanca ngacmon fundin e nervave të syve tanë, duke kontraktuar muskujt dhe zmadhuar sytë. Këtë e vërteton një studim i bërë nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Tromsos në Norvegji, sipas së cilit gratë “hapin” sytë kur janë përballë një partneri të mundshëm potencial, gjatë periudhës së ovulimit.
3. Imiton gjestet e personit që të tërheq
Psikologët anglo-saksonë e quajnë këtë fenomen ‘pasqyrimi”. Nëse një person të tërheq, atëherë ke për tendencë që të imitosh gjuhën e trupit të tij/saj në mënyrë të pandërgjegjshme. E kjo gjë duket se vlerësohet. Një studim, i cili analizoi çiftet në një “speed dating”, lojë kur personat kanë një afat të caktuar kohor për të bërë për vete partnerin, arriti në përfundimin se meshkujt vlerësonin dhe favorizonin ato femra që imitonin jo në mënyrë të theksuar, gjuhën e tyre trupore dhe iu afroheshin në mënyrën e të shprehurit.
4. Të djersitin duart
Duke qenë se 2/3 gjëndrave gjendjen në pëllëmbët e duarve, është e lehtë që të kuptohet se përse duart nisin të djersiten, shkruan Shqip. Sipas antropologes Helen Fisher nga universitetit “Rutgers”, më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt. Kjo sepse truri i meshkujve prodhon doza më të mëdha të monoaminës.
5. Bëhesh llafazan dhe zemra të rreh fort
Kur shikojmë një person tërheqës, truri unë dërgon sinjale precize në gjëndrën e veshkave, që prodhon hormone si adrenalina dhe noradrenalina, të cilat nëpërmjet gjakut bëjnë që zemra të rrahë më fort e më shpejt, paksa sikur vrapon. Hormoni i noradrenalinës është përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave që shtyjnë trurin të veprojë. Rezultati është një dëshirë e papërmbajtur për të folur për të krijuar një kontakt me personin që të pëlqen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Dhoma e ditës sipas Feng Shui
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania