LAJMI I FUNDIT:

E thotë shefi i Ligës Premier: Nga edicioni i ri stadiumet do të mbushen me tifozë

E thotë shefi i Ligës Premier: Nga edicioni i ri stadiumet do të mbushen me tifozë

Po shkojmë drejt fundit të një tjetër edicioni në futbollin evropian, ku stadiumet janë bosh pa praninë e tifozëve.

Krejt kjo shkaku i pandemisë COVID-19, e cila megjithatë duket se është drejt fundit të saj, për faktin se tanimë miliona njerëz janë vaksinuar.

Javët e fundit në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier do të zhvillohen me një kapacitet të limituar të tifozëve.


Por shefi i Ligës Premier, Richard Masters, ka bërë të ditur se nga edicioni i ri stadiumet do të jenë të mbushura.

Kjo gjë ende nuk është e sigurt, por Masters është i bindur se më 14 gusht kur starton java e parë në Angli stadiumet të jenë të mbushura.

“Tifozët do të rikthehen javën e ardhshme dhe unë shpresoj që më 14 gusht stadiumet të hapen me kapacitet të plotë. Askush nuk e di, por unë jam me të vërtetë shumë optimist se ato do të jenë plot deri atëherë”.

“Të gjithë treguesit që vijnë nga qeveria janë pozitivë dhe me kujdes dhe duke respektuar rregullat, do të mund t’i rikthejmë spektatorët”, deklaroi Masters.

Dy javët e fundit në elitën e futbollit anglez do të luhen me praninë e tifozëve, ku lejohen 10 mijë tifozë në stadiume.

Ndërkohë finalja e Kupës FA mes Chelseat dhe Leicesterit që zhvillohet në Wembley do të zhvillohet me 21 mijë tifozë të pranishëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori