“Bashkimi Evropian seriozisht është i shqetësuar me situatën në Maqedoni”. Kështu i ka porositur politikanët në Maqedoni ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, duke shprehur qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, njofton REL.
“Ka kaluar më shumë se një muaj prej kur është thirrur përsëri Kuvendi i Maqedonisë dhe për fat të keq nuk kemi parë progres sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend”, ka thënë ai.
“Bashkimi Evropian seriozisht është i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Ne jemi të bashkuar në nevojën për ta mbajtur lidershipin në dialog të hapur. Partitë duhet të vazhdojnë në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme”, ka theksuar ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.
Diplomati evropian gjtihashtu ka theksuar se faktori ndërkombëtar mbetet i shqetësuar për shkak të sfidave me të cilat në vazhdimësi përballet Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë.
Ambasadori Orav u bëri thirrje të gjithë faktorëve politik, partive politike, që të ndalojnë me obstruksionet dhe t’i japin mbështetje të fuqishme Prokurorisë Speciale gjatë realizimit të detyrës së saj të përcaktuar me ligj.
“Mbetemi të shqetësuar për shkak të problemeve me të cilat ballafaqohet Prokuroria Speciale gjatë realizimit të punës së saj. U bëjmë thirrje të gjitha organeve, veçanërisht të gjitha partive politike, të cilat ranë ujdi për themelimin e këtij institucioni, që të ndalojnë me obstruksione dhe t’i japin mbështetje të fuqishme Prokurorisë Speciale Publike”.
“Njëherësh, të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion duhet të zgjidhen me prioritet. Muajt e fundit sundimi i ligjit është ballafaquar me shumë sfida…kujtoj faljen e presidentit Ivanov. Sundimi i ligjit është bazamenti i një shoqërie të fortë demokratike, si dhe është çelës për implementimin e reformave të propozuara nga Komisioni Evropian”, ka theksuar për media ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, duke shprehur qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, sipas të cilave Marrëveshja e Përzhinës mbetet rruga e vetme për daljen e vendit nga kriza politike.
Ndryshe, ditë më parë partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, u shpreh se do të mbështet iniciativën për formimin e një departamenti të veçantë, në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup, i cili do të shqyrtojë enkas lëndët të cilat i heton Prokuroria Speciale Publike.
Njohësit e çështjeve politike qëndrimin e BDI-së e shohin si paralajmërim se themelimi i një departamenti të veçantë në Gjykatën Penale për lëndët e Prokurorisë Speciale, si dhe vazhdimi i mandatit të këtij institucioni, do të shtrohen së shpejti në tryezën e bisedimeve mes përfaqësuesve të katër partive politike, nëshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.
Kjo marrëveshje, e arritur me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike, gjithashtu parasheh edhe dy çështje të tjera, siç është pastrimi i listës së votuesve dhe reformimi i medieve, si kusht për t’i hapur rrugë organzimit të zgjedhjeve të parakohshme, rrjedhimisht edhe zgjidhjen e krizës politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës