Holanda është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Danny Blindin, i shkarkuar pas humbjes 2-0 ndaj Bullgarisë të shtunën mbrëma.

I pari që u kontaktua nga federata ishte Frank de Boer, por ish-tekniku i Interit nuk e pranoi ofertën.


Në pritje të zhvillimeve të reja gjatë ditëve të ardhshme, mediat vendase raportojnë se është ndërkohë është kontaktuar Marcelo Bielsa.

61-vjeçari argjentinas shihet nga drejtuesit e federatës si njeriu i duhur për t’i ringritur “Tulipanët”, edhe pse tashmë ai e ka një kontratë.

Muajin e shkuar “El Loco” firmosi për dy sezone me Lillen dhe do ta marrë drejtimin e ekipit francez nga qershori i këtij viti. Te skuadra e re Bielsa do të stërvitë edhe Agim Zekën, talentin shqiptar që u transferua nga Skënderbeu në afatin kalimtar të janarit.

telegrafi sport app