Një studim nga Kolegji Mbretëror Britanik provoi atë që dinim...

Fëmijët kanë 44% më pak të ngjarë të infektohen me coronavirus sesa të rriturit, sipas një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga presidenti i Kolegjit Mbretëror Britanik të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.


Hulumtimi u drejtua nga Russell Viner, transmeton Telegrafi.

Ekipi i shkencëtarëve ka nxjerrë një përfundim të tillë në bazë të analizës së 32 studimeve, ndërsa e dhëna ka të bëjë me fëmijët dhe adoleshentët më të rinj se 20 vjeç, shkruan Reuters.

Children School Masks  header  1

Në hulumtim theksohet që ekziston evidenca preliminare, që fëmijët më të rinj se 10 deri në 14 vjeç kanë më pak shanse të infektohen SARS-KoV-2 se të rriturit, si edhe që adoleshentët e ekspozuar kanë gjasa përafërsisht të njëjta si edhe të rriturit.

Autorët e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat. /Telegrafi/